FMN: Ekonomia shqiptare nën potencial, nuk pritet ndryshim dramatik | Debat 24

FMN: Ekonomia shqiptare nën potencial, nuk pritet ndryshim dramatik

By Debat24
In Big Slider
January 28, 2015
0 Comments
732 Views

FMN2Ekonomia shqiptare nuk pritet të njohë zhvillimedramatike të saj, ajo do të vazhdojë të njohë një rritje të lehtë edhe përgjatë 2015. Deklarata vjen nga përfaqësuesi i FMN-se në Shqiperi, Jens Reinke. Në një interviste ekskluzive për emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në “Ora News”, Reinke tha se rritja do te nxitet nga eksportet dhe investimet e huaja direkte. Normat e interesit pritet te mbeten ne nivele te uleta,tha më tej ai, çka do te mbeshtese besimin te rigjallerimi i ekonomise.

Po kështu reformat e ndermarra nga qeveria ne fund te vitit te kaluar per pensionet dhe sektorin energjetik,do te fillojne te japin rezultatet e para kete vit. Përfaqësuesi i FMN-se u ndal edhe në reformën në sektorin energjitik, ku tha se do të monitorojnë qeverine per skemen e kompensimit per shtresat ne nevoje. Një tjetër reformë që ka shkaktuar jo pak debat është ajo e pensioneve, për të cilën Reinke ndan bindjen se do te permiresoje drejtesine sociale dhe eficencen ne sektorin e pensioneve ne afatgjate.

Si ka qenë ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2014?

Gjate vitit 2014 ne kemi pare nje rritje modeste te ekonomise, me nje nivel gati 2 %, qe eshte kryesisht rrjedhoje e rritjes se eksporteve dhe investimeve dhe nga fundi i vitit, edhe i shenjave te lehta te rritjes te konsumit privat.

Megjithate, rritja mbetet nen potencialin e vet dhe kjo eshte evidnete ne shifrat e papunesise qe mbeten ne nivel te larte. Megjithese gjate vitit 2014, punesimi u rrit, perseri numri i te rinjve qe hyjne ne tregun e punes dhe nuk gjejne pune mbetet i larte. Nje tjeter shenje eshte kreditimi i ekonomise qe mbetet ne nivele te uleta, per shkak te nivelit te larte te kredive me probleme. Kjo i ben bankat me pak te gatshme per te dhene kredi. Gjate vitit te kaluar ka pasur disa reforma inkurajuese nga ana e qeverise. Gjithashtu, nga fundi i vititi u morren disa hapa konkrete per te rregulluar ceshtjen e qeverisjes ne Banken Qendrore. Gjithashtu, nje lajm shume i mire qe rrit pritshmerite per te ardhmen eshte pranimi i Shqiperise si vend kandidat ne Bashkimin Europian.

Cilat janë pritshmëritë e FMN-së për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti?
Ne nuk presim ndonje ndryshim dramatik. Do te vazhdoje qe ekonomia te rimarre veten dhe rritja do te nxitet nga eksportet dhe investimet e huaja direkte, si dhe nga permiresime ne kerkesen e brendshme dhe rritje e besimit te investitoreve vendas, qe do te vije nga shlyerja e detyrimeve te prapambetura. Normat e interesit pritet te mbeten ne nivele te uleta, cka do te mbeshtese besimin te rigjallerimi i ekonomise. Inflacioni do te mbetet i ulet, edhe inflacioni i importuar ose presioni nga vendet e tjera. Gjithashtu, edhe çmimet e produkteve energjetike do te jene ne nivele te uleta.

Persa i perket defiçitit tregtar, ai mund te thellohet. Por kjo jo domosdoshmerisht eshte nje gje e keqe, pasi lidhet me rritjen e importeve qe kane te bejne me rritjen e investimeve te huaja, si ato per gazsjellesin TAP. Dhe ne fund, reformat e ndermarra nga qeveria ne fund te vitit te kaluar per pensionet dhe sektorin energjetik, duhet te fillojne te japin rezultatet e para kete vit. Pra, ne pergjithesi, do te kete nje rigjallerim modest te ekonomise.

Si do t’i vlerësonit masat e marra nga qeveria në sektorin energjitik?

Per momentin, subvencionet per sektorin energjetik jane nje barre e rende per buxhetin, qe e kufizojne ate ne shpenzimet sociale apo per investime. Per keto arsye, ka pasur nje konsensus te gjere per nevojen per reformen dhe qeveria ka kryer konsultime te vazhdueshme me partneret e saj, si Banka Boterore. Eshte e vertete qe disa aspekte te reformes kane terhequr me shume vemendjen e publikut dhe medias, si ai qe ka te beje me zbatimin e ligjit ne lidhje me pagesat e energjise, apo rritja e tarifave. Por gjera te tjera te rendesishme ne kete reforme ka qene ndryshimi i modelit te biznesit te sektorit energjetik dhe kthimi i kompanive ne nivelin qe te kene kosto efektive. Ne nuk jemi eksperte ne kete sektor.

Por ajo qe ne jemi te interesuar eshte ndikimi i reformes ne buxhet. Pra, sa do te ulen nevojat per te mbeshtetur sektorin energjetik nga buxheti. Reforma aktuale duhet te reduktoje subvencionet ne dy vitet e ardhshme dhe ne do te vazhdojme ta monitorojme kete reforme per rezultatet, si dhe do ta monitorojme qeverine per skemen e kompensimit per shtresat ne nevoje, qe tashme nuk perfitojne me nga tarifat e reduktuara.

Reforma e pensioneve është një tjetër çështje dhe një reformë e rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria dhe që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, si e shihni jua atë duke pasur parasysh dhe një debat të fundit politik që ka të bëjë me skandalin e sigurimeve?

Reforma e pensioneve eshte hartuar me ndihmen e Bankes Boterore. Ne e kemi ndjekur dhe e kemi mbeshtetur kete proces. Reforma ne pensione do te permiresoje drejtesine sociale dhe eficencen ne sektorin e pensioneve ne afatgjate. Perfitimet e kesaj reforme fillojne te dalin ne pah, pasi kalojne shume vite, pasi gjate afatgjata. Ne e shohim pozitive dhe do e monitorojme ate. Ajo qe eshte e rendesishme per reformen eshte pagesa ne kohe dhe e plote e kontributeve.

Ju i cekët pak më lart disa nga problemet e ekonomisë shqiptare, por unë dua të ndalesha dhe do të kërkoj opinionin tuaj vetëm për njërin prej tyre. Gjatë vitit të kaluar u konstatua një mosinvestim i investimeve publike nga ana e qeverisë. Kjo çoi edhe në një rishikim të buxhetit në mes të vitit por dhe në një akt normativ të pak ditëve më parë, të miratuar dhe në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Është shqetësues ky fakt përsa i përket ecurisë së investimeve gjatë këtij viti?

Qeveria ka marre hapa te lavderueshem per konsolidimin fiskal, qe kane qene te dhimshme dhe te veshtira. Ju keni te drejte per mosrealizimin e investimeve kapitale, por nga natyra keto kerkojne kohe perpara se shpenzimet te fillojne te ndodhin. Ndoshta qeveria e re e ka nenvleresuar periudhen burokratike qe duhet te kaloje perpara se projektet e reja te fillojne te zbatohen.

Kemi marre garancite qe procedurat do fillojne me shpejt dhe shpenzimet kapitale do te jene ne nivelin e parashikuar. Investimet kapitale jane te rendesishme per te mbeshtetur rritjen ekonomike. Por nuk duhet harruar se nje nga rreziqet me te medha fiskale qe ka pasur qeveria eshte niveli i larte i borxhit publik. Kete vit, borxhi do te ulet ne raport me GDP-ne dhe ky eshte nje permiresim madhor, qe duhet t’i japim qeverise meriten qe i takon, pasi ka arritur te kryeje nje reforme te rendesishme.

Cilat janë rekomandimet tuaja për qeverinë shqiptare?

Ne diskutojme dhe shkembejme opinione me qeverine per mjaft tema. Duhet t’i japim qeverise besimin per zbatimin e programit aktual dhe permiresimin e konsolidimit fiskal. Nje nga gjerat qe vihet re eshte se norma e rritjes ekonomike nuk eshte ne ato nivele qe do te zgjidhte problemet sociale apo do te ngushtonte diferencen me vendet e Bashkimit Europian, qe eshte edhe synimi i Shqiperise. Une mendoj se eshte e mundur qe te rritet niveli i ekonomise, por kjo kerkon disa reforma strukturore, si permiresimin e zbatimit te kontratave, ne zgjidhjen e problemit te titujve te pronesise mbi token, ne mireadministrimin e taksave dhe doganave dhe te gjitha keto, cojne ne permiresimin e klimes se biznesit dhe clirojne mundesi per ekonomine. Keto jane ceshtjet qe ne i diskutojme me qeverine, por qe kerkojne konsesnsus te gjere. Per kete arsye ne i diskutojme edhe me aktoret e tjere dhe me opoziten.

Transhi i radhës kur lëvrohet për qeverinë shqiptare?

Ne shpresojme qe dy rishikimet e programit, i dyti dhe i treti, te miratohen ne bord ne pjesen e pare te shkurtit dhe me pas, te behet direkt levrimi i dy kesteve te kredise se bashku.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'