Futboll, njeriu i Taçit zgjidhet president i klubit të Parmës | Debat 24

Futboll, njeriu i Taçit zgjidhet president i klubit të Parmës

By Debat24
In Big Slider
January 21, 2015
0 Comments
1194 Views

Ermir Kodra ParmaKlubi i futbollit të Parmës ka ndryshuar sërish president. Pas Pietro Doca dhe avokatit Fabio Giordano, tashmë është rradha e shqiptarit Ermir Kodra, 29 vjeç, krahu i djathtë i sipërmarrësit Rezart Taçi dhe drejtues i rafinerisë së naftës ARMO. Emërimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një vendimi të Këshillit Administrativ të klubit të Parmës, që luan në serinë A në Itali. Sipas shtypit Italian nuk përjashtohet që emërimi i Kodrës të jetë një përgatitje për përfshirjen në klub të vetë Rezart Taçit. Sipërmarrësi shqiptar raportohet të jetë takuar dje edhe me kryetarin e Bashkisë së Parmës dhe të ketë dhënë garanci për respektimin e kontratave financiare të klubit. Gjithashtu, Taçi mësohet të jetë angazhuar edhe për të marrë pjesë në sezonin e transferimit të futbollistëve, që mbyllet pas 10 ditësh.

Parma ndodhet në vendin e fundit të Serisë A në Itali dhe në ekip është përfshirë së fundmi edhe futbollisti shqiptar Lila.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'