Greqi, në qeveri një koalicion i radikalëve të majtë dhe të djathtë | Debat 24

Greqi, në qeveri një koalicion i radikalëve të majtë dhe të djathtë

By Debat24
In Big Slider
January 26, 2015
0 Comments
692 Views

Greqi zgjedhjeNjë parti e majtë radikale dhe një udhëheqës 40 vjeçar që është kundër masave shtrënguese ndaj ekonomisë greke siguroi fitore dërrmuese në votimet e djeshme në Greqi, ndaj partisë konservatore Demokracia e Re dhe udhëheqësit të saj, kryeministrit në largim, Antonis Samaras. rezultatet e zgjedhjeve të së dielës e bëjnë Alexis Tsipras, udhëheqësin e partisë Syriza, kryeministrin më të ri të vendit në 150 vjet. Ai është zotuar t’u japë fund politikave disa vjeçare me masa të ashpëra ekonomike për Greqinë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve mund ta verë Greqinë në konflikt me BE-në dhe me kreditorët ndërkombëtarë. Syriza mori dy vota më pak se 151 votat e nevojshme për ta drejtuar vendin e vetme, pa formimin e një koalicioni qeveritar.

Zoti Tsipras tashmë ka siguruar mbështetjen e partisë së krahut të djathtë, Grekët e Pavarur, që me sa duket do ta lejojë atë të formojë me shpejtësi një koalicion qeverisës. Pas shpalljes sot të rezultatit të zgjedhjeve, kryeministri i ardhëm zhvilloi bisedime me Panos Kammenos, udhëheqësi i Partisë së Pavarur Greke. Partia e krahut të djathtë ka patur pak të përbashkëta me partinë Syriza, por të dyja këto parti kanë qenë kundër paketës ndërkombëtare të shpëtimit për Greqinë, që filloi disa vjet më parë.

Tregjet e aksioneve fillimisht reaguan negativisht ndaj rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, por me kalimin e kohës u përmirësuan. Megjithatë, aksionet greke ranë rreth 4 për qind pak pas hapjes së tregjeve financiare. Euro ra në nivelin më të ulët në 11 vjet, por më pas u ngrit përsëri, duke i rigjallëruar shqetësimet se Eurozona, grupi i vendeve që përdorin monedhën e përbashkët, Euro, mund të shpërbëhet. Ministrat e financave të Bashkimit Evropina po takohen sot për të diskutuar lidhur me çështjen se si monedha e përbashkët mund të ndikohet nga zgjdhjet e Greqisë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'