Historia e kokainës, si u kthye në drogën më të rrezikshme në botë | Debat 24

Historia e kokainës, si u kthye në drogën më të rrezikshme në botë

By Debat24
In Dossier
January 17, 2015
0 Comments
2590 Views

Si nisi të përdorej në traditat fetare, pse u quajt droga të pasurve dhe pse promovohej nga Sigmund Freud

Kokaine bimaKokaina bën pjesë në grupin e drogave të njohura si “stimulantë”. Stimulantët shpejtojnë mesazhet që kalojnë midis trupit dhe trurit. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës koka (Erythroxylum coca), që gjendet në Amerikën e Jugut. Ekstrakti i gjethes së kokës përpunohet për të krijuar hidroklorid kokaine, “freebase” dhe “crack” (shiko më poshtë). Gjethet e bimës së kokës prej kohësh janë përdorur me përtypje dhe në çaj nga popullsia indigjene e Amerikës së Jugut për vetitë stumuluese dhe frenimin e ndjenjës së urisë. Kokaina është përdorur si ilaç energjetik në pije dhe ushqime. Është përdorur edhe si anestetik lokal.

Historia
Koka është një prej stimuluesve më të vjetër, më të fuqishme dhe më të rrezikshme me origjinë natyrore. Tre mijë vjet para lindjes së Krishtit, Inkasit e lashtë të Andeve, përtypnin kokainë për të bërë zemrën t’iu rrihte më fort dhe që të punonte më shpejtë për të luftuar efektet e ajrit që ishte i rralluar në malet ku jetonin. Peruanët vendas përtypnin kokainë vetëm gjatë ceremonive fetare. Kjo tabu ishte thyer kur ushtarë spanjollë pushtuan Perunë në 1532. Punëtorëve indianë të detyruar të punonin në minierat e argjendit spanjolle iu jepnin kokainë, sepse ajo i bënte ata më të lehtë për të kontrolluar dhe të shfrytëzuar.
Kokaina ishte e izoluar (nxjerrë nga gjethet e koka) për herë të parë në 1859 nga kimisti gjerman Albert Niemann. Por ajo filloi të jetë e përhapur në komunitetin mjekësor jo me parë se vitet 1880.
Psikoanalisti austriak Sigmund Freud, i cili e përdorte dhe vetë drogën, ishte i pari që promovuar kokainën si një tonik për të kuruar depresionin dhe impotencë seksuale. Në 1884, ai botoi një artikull me titull “Über Coca” (Rreth kokainës) ku promovoi e “përfitimet” e kokainës, duke e quajtur atë një substancë magjike. Freud, megjithatë, nuk ishte një vëzhgues objektiv. E përdori rregullisht kokainë, duke i rekomanduar edhe të dashurës dhe mikut të tij përdorimin e saj.
Edhe pse e vinte re se kokaina të çonte në “shkatërrim fizik dhe morale,” Freud vazhdonte të nxiste miqtë e tij më të ngushtë ta përdorni, ndërsa një prej miqve të tij ngushte përfundoi duke parë halucinacione paranojake me “gjarpërinj të bardhë që zvarriteshin në lëkurën e tij.”
Ai gjithashtu besonte se “për njerëzit doza toksike (kokainë) është shumë e lartë, dhe se nuk kishte doza vdekjeprurëse. Por në kundërshtim me këtë besim, një nga pacientët e Freud vdiq nga një dozë e lartë që ia kishte përcaktuar vetë psikologu.
Në 1886, popullariteti e drogës ishte bërë edhe i madh dhe John Pemberton përfshiu në pijen Coca-Cola një përbërës të kokainës. Efektet euforike dhe energjike mbi konsumatorin ndihmoi të ngrihej në qiell popullariteti i Coca-Cola në vitet në vazhdim. Nga 1850-1900, porcionet e lidhura me kokainë dhe opiumit, që futeshin në pije nisën të përdoren gjerësisht nga njerëzit e të gjitha klasave shoqërore.
Personazhe të famshme si shpikësi Thomas Edison dhe aktorja Sarah Bernhardt promovonin efektet “magjibërëse” të tonikëve dhe eliksireve që kishin përbërës kokaine. Kokaina u bë e famshme edhe në kinemanë pa zë të kohës, ku mesazhet pro kokainës që jepeshin në filma ndikuan në miliona njerëz.
Por përdorimi i kokainës në shoqëri dhe rreziqet e përdorimit të saj në publik filluan të bëheshin gradualisht të dukshme. Presioni publik e detyroi Coca-Colën për të hequr përbërësit e kokainën nga pijet joalkoolike që në vitin 1903. Në 1905, u bë popullore “thithja“ dhe pas pesë vitesh spitalet dhe literatura mjekësore filloi të raportojnë rastet e dëmtimit të hundës që rezultonte nga përdorimi i kësaj droge.
Në 1912, qeveria amerikane sinjalizoi 5000 vdekje nga kokaina brenda vitit, në vitin 1922 kokaina u ndalua zyrtarisht.
Në vitin 1970, kokaina doli sërish në modë, dhe përdorej nga bota e spektaklit dhe biznesmenët. Kokaina dukej si shoqja ideale për të pasur një kënaqësi të lehtë dhe të shpejtë. “Të mbushte me energji” dhe ndihmonte njerëzit që të rrinin gjithnjë “lart”.
Në disa universitete amerikane, përqindja e studentëve që eksperimentonin kokainë u rrit dhjetë herë nga vitet 1970-1980.
Në fund të viteve 1970, trafikantët kolumbianë të drogës filluan të krijonin një rrjet kompleks kokainë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara.
Tradicionalisht, kokaina ishte një drogë për të pasurit, për shkak të çmimit të lartë. Por deri në fund të viteve ’80, kokaina nuk u konsiderua më si droga e të pasurve, por si droga më e rrezikshme që krijonte varësi, të çonte në varfëri, në kriminalitet dhe në vdekje. Në fillim te viteve ’90, kartelët e drogës kolumbiane prodhonin dhe eksportonin nga 500 deri në 800 tonelata kokainë në vit, jo vetëm në SHBA, por edhe Europë dhe Azi. Kartelët e mëdha u çmontuan nga autoritetet ligjore, por ata u zëvendësuan nga grupe më të vegjël. Më shumë se 300 organizata krimi janë aktive në prodhimin e drogës në Kolumbi. Nga viti 2008, kokaina u kthye në drogën e dytë ilegale më të trafikuar në botë.

Çfarë pamjeje ka kokaina?
Forma më e përhapur e kokainës është hidrokloridi i kokainës. Kjo është një substancë e bardhë-pudër kristaline e hidhur, mpirëse. Hidrokloridi i kokainës më tej përpunohet për të prodhuar kokainën bazë të njohur si “freebase” dhe “crack”. “Freebase” është një pudër e bardhë, ndërsa “crack” në përgjithësi është në formë kristaline me ngjyrë nga të bardhë në krem ose transparente me pikëla rozë ose të verdhë. Hidrokloridi i kokainës zakonisht miksohet me substanca të tjera si laktozat dhe glukozat për ta holluar përpara se të shitet.

Si përdoret?
Hidrokloridi i kokainës më shpesh thithet me hundë. Ai edhe mund të injektohet. Disa njerëz e bashkojnë me çamçakëz, ku absorbohet e shkon në gjak. Të tjerë e shtojnë atë në pije ose ushqim. “Freebase” dhe “crack” zakonisht pihen si duhan.

“Tirana Observer”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'