Historike, muzika shqiptare “pushton” Koncertin e Vjenës | Debat 24

Historike, muzika shqiptare “pushton” Koncertin e Vjenës

By Debat24
In Art
January 1, 2015
0 Comments
759 Views

Shkelzen DoliMuzika shqiptare arriti sot një ndër kulmet e saj historike. Për herë të parë në historinë e koncertit të përvitshëm të Vjenës që mbahet çdo 1 janar, u luajt muzikë shqiptare. Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos ishte emocionues, pasi motivet e muzikës shqiptare u ndoqën nga e gjithë bota. Ishte “Philharmonic Ensemble Vienna”, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli, që është një prej anëtarëve të Filarmonisë së Vjenës që përcolli këto motive shqiptare.

Muzika e luajtur me titull “Albanian Soul” ose “Shpirti shqiptar”, zgjati rreth 4 minuta dhe nisi me një kaba të interpretuar prej Dolit në violinë. Muzika shqiptare u ndoq në të gjithë botën, interpretuar nga ky ansambël me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës. Muzika shqiptare është shoqëruar me pamjet e mrekullueshme të Vjenës.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'