Horoskopi ditor, 24 janar 2015 | Debat 24

Horoskopi ditor, 24 janar 2015

By Debat24
In Horoskopi
January 24, 2015
0 Comments
892 Views

HOROSKOPIDASHI

Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni të gjitha vështirësitë që keni pasur më herët dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur.

DEMI

Venusi do jetë i pozicionuar shumë mirë sot në qiellin tuaj të dashurisë prandaj gjithçka që keni ëndërruar do iu plotësohet. Partneri do iu kushtojë me tepër vëmendje se kurrë më parë.

BINJAKET

Planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift. Do keni një komunikim më të mirë me partnerin dhe do merrni çdo vendim pasi të jeni këshilluar më parë me të.

GAFORRJA

Ditë shume e bukur kjo e sotmja për të gjithë ata që janë tashme në një lidhje. Do programoni aktivitete nga më të ndryshmet, të cilat do iu bëjnë të ndiheni mjaft mirë dhe do qëndroni më shume kohë pranë atij që doni.

LUANI

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë ashtu si ata e mendonin. Plutoni do ndikojë negativisht dhe do i nxitë ata të debatojnë ashpër.

VIRGJERESHΑ

Të nxitur nga yjet do i jepni prioritet absolut sot atij që keni në krah. Do e gjeni kohën për të menduar për surpriza në mënyrë qe ai të ndihet sa më mirë në krahët tuaj.

PESHORJA

Edhe pse do mundohen shumë t’ua prishin harmoninë dhe ekuilibrin në jetën tuaj në çift nuk do ia arrijnë gjatë kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i fortë që mund të përballoni gjithçka.

AKREPI

Të dashuruarit do kenë një ditë normale, si gjithë të tjerat. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe shfrytëzojeni çdo moment pranë atij që doni.

SHIGJETARI

Edhe pse mund t’iu dhembë ky lajm, duhet thënë se jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë sot. Do keni debate të ashpra dhe do thoni fjalë, të cilat as nuk duhet t’i kishit menduar.

BRICJAPI

Divergjencat në çift do jenë të shumta gjate kësaj dite. Mundohuni të mos e ngrini shumë zërin sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

UJORI

Shtojini dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse vetëm në këtë mënyrë atmosfera do ngrohet dhe gjithçka do shkojë mirë.

PESHQIT

Ka shume mundësi që marrëdhënia në çift të ketë shume përmirësime sot. Do jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me atë që keni në krah.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'