Horoskopi ditor, 25 janar 2015 | Debat 24

Horoskopi ditor, 25 janar 2015

By Debat24
In Horoskopi
January 25, 2015
0 Comments
2257 Views

HOROSKOPIDASHI

Disa persona do të mundohen t’ua prishin harmoninë në çift gjatë kësaj dite, por dashuria që ju keni për njëri-tjetrin do t’i bëjë ballë çdo gjëje.

DEMI

Do të keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj sot në mënyrë që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do t’ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme.

BINJAKËT

Asgjë katastrofike nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që ndjeni. Beqarët nga ana tjetër do të kenë mundësi reale për të ndryshuar statusin.

GAFORRJA

Do ta keni të vështirë t’i rezistoni tundimit gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesditë partnerin tuaj. Do t’i hapni telashe vetes dhe do të vuani tej mase.

LUANI

Çdo gjë që keni dashur do t’ju plotësohet sot juve që jeni në një lidhje prandaj do të ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do t’ju gjendjet në çdo moment pranë.

VIRGJERESHΑ

Do të ndiheni shumë të turbullt gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe nuk do të dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do të jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni.

PESHORJA

Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Do të jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo gjë. Beqaret do të fillojnë një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme.

AKREPI

Vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot në mënyrë që gjerat t’iu ecin si duhet. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme.

SHIGJETARI

Ditë mjaft interesante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do t’i shtoni dozat e intimitetit dhe do të kaloni më tepër kohë me partnerin.

BRICJAPI

Do të ndiheni më mirë se një ditë me parë sot prandaj do të merrni edhe vendime me rëndësi. Të dy do të keni të njëjtat ide dhe mendime lidhur me shumë gjëra.

UJORI

Nëse kohët e fundit gjërat nuk kanë ecur mirë me atë që keni në krah, duhet patjetër të flisni hapur dhe t’i vendosni pikat mbi “i”. Po i latë gjërat zvarrë do të keni më tepër probleme.

PESHQIT

Dita e sotme nuk do të jetë aspak e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Secili do të ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do të hapë rrugë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'