Horoskopi ditor, 8 janar 2015 | Debat 24

Horoskopi ditor, 8 janar 2015

By Debat24
In Horoskopi
January 8, 2015
0 Comments
1104 Views

DASHI

Ka ardhur koha të merrni masa serioze sot në mënyrë që ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Në fakt edhe partneri do jetë i të njëjtit mendim dhe gjerat do ecin ashtu si duhet.

DEMI

Jeta juaj në çift do jetë tejet e trazuar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jenë ë njëpasnjëshme. Beqarët do kenë një dite plot ngjyra dhe takime mbresëlënëse.

BINJAKET

Yjet do sjellin rehatinë sot në jetën tuaj në çift. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme.

GAFORRJA

Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe shpesh do ju duket sikur jeni vërtet në ëndërr.

LUANI

Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet në asnjë çast. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me të një histori dashurie.

VIRGJERESHA

Do jetë e pamundur të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite. Planetet nuk do jenë në anën tuaj dhe mund të shkaktojnë probleme.

PESHORJA

Do jeni shumë idealistë gjatë gjithë kësaj dite dhe do e ngrini në qiell personin që keni në krah. Edhe ai nga ana tjetër do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ju ngrejë në kupë të qiellit para të gjithëve.

AKREPI

Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Në këtë mënyrë do prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot dhe do krijoni edhe një përshtypje të keqe.

SHIGJETARI

Do ndiheni shumë mirë sot pranë atij që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do ecë në rrugën e duhur. Do merrni edhe vendime me rëndësi të madhe.

BRICJAPI

Pas një periudhe të turbullt, jeta juaj në çift do fillojë të stabilizohet sot. Do jeni më të hapur dhe më tolerantë me parterin. Beqarët do jenë shumë të ngarkuar me punë dhe angazhime, prandaj nuk do kenë as kohë të mendojnë për krijimin e një lidhjeje.

UJORI

Ditë më e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim më të mirë dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin.

PESHQIT

Shumë planete do ndikojnë njëherësh sot në jetën tuaj në çift. Lumturia ju pret, kështu që shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment. Beqarët nga ana tjetër do jenë me shumë fat dhe në momentin që e presin më pak do takojnë princin e kaltër.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'