Konkurenca heton tregun: Karburanti është në duar të oligopolit | Debat 24

Konkurenca heton tregun: Karburanti është në duar të oligopolit

By Debat24
In Biznes
January 19, 2015
0 Comments
741 Views

Karburant NaftaÇmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri vjen si pasojë e një sjellje të kordinuar të kompanive, të cilat kanë krijuar oligopol.Duke marrë shkas nga situatë e krijuar tashmë, ky treg është nën hetimin e Autoritetit të Konkurencës. Lindita Lati, kryetare e këtij institucioni deklaroi se në vend operojnë pak firma të karburanteve dhe kjo bën që ato të kordinojnë sjelljet, duke vendosur në mënyrë të njëjtë për nivelin e çmimeve. I njëjti hetim për këtë çështje, shpjegon Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës është realizuar edhe në vitin 2009, pas të cilit është dalë me disa rekomandime.

Lidhur me debatin e nivelit të lartë çmimeve ka reaguar edhe Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure, e cila shpjegon se tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut. Shoqata shpjegon se tergu i karburanteve ka një konkurencë të fortë.

“Ora News”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'