Zemra, konsumi i peshkut ul rrezikshmërinë për atak kardiak | Debat 24

Zemra, konsumi i peshkut ul rrezikshmërinë për atak kardiak

By Debat24
In Shëndet
January 16, 2015
0 Comments
1634 Views

Pjate peshkuZemra është muskuli më i rëndësishëm në jetën e një njeriu. Funksioni i zemrës mund të krahasohet me një pompë mekanike, e cila udhëhiqet nga qarkullimi i gjakut në vena dhe kapilarë. Frekuenca normale e rrahjeve të zemrës është nga 50 deri në 80 rrahje në minutë. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për ushqimin dhe të zgjidhni çfarë hani, nëse doni të kenë një zemër të shëndetshme. Esktrakti i vajit të ullirit dhe Omega 3 shpëtojnë zemrën

Vaj i peshkut dhe peshku janë ushqim shumë i mirë për të pasur një zemër të fortë. Mund të konsumohen 2 – 4 kapsula me vaj peshku në ditë, për një periudhë të gjatë kohe. Sipas Raffaele Morelli, dietolog, konsumimi i peshkut dy ose më shumë ditë gjatë javës ul ndjeshëm rrezikun për atak në zemër. Gjithashtu çokollata e zezë, arra dhe bajame, fruta të freskëta dhe perime, verë e kuqe dhe hudhër në sasi të vogël, reduktojnë dukshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare në më shumë se 75 për qind dhe shton jetëgjatësinë për të rriturit në 6.6 vjet për meshkujt dhe 4.8 vjet për gratë.

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me yndyrnat e tepërta në gjak. Është shumë e rëndësishme që të mbahen në kontroll yndyrat dhe të mos konsumohet ushqim me yndyrna dhe kripë të tepërt. Është e mirë që mishi të konsumohet rrallë, duke e zëvëndësuar me peshkun. Në dietën e një individi, kolesteroli nuk duhet t’i kalojë 300 mg në ditë (200 mg për ata që janë të prekur nga sëmundjet e zemrës), yndyrnat nuk duhen të kalojnë 7 – 10 për qind të kalorive totale. Dieta duhet të jetë shumë e ekuilibruar, duke marrë parasysh se nuk duhet të hahet i njëjti ushqim 3 ditë rresht.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'