Kristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë” të vitit 2014 | Debat 24

Kristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë” të vitit 2014

By Debat24
In Big Slider
January 12, 2015
0 Comments
781 Views

Kristiano Ronaldo Topi i ArteKristiano Ronaldo ka fituar për herë të tretë në karrierën e tij “Topin e Artë”, përballë dy rivalëve Manuel Nojer dhe Lionel Mesi. Triumfi i tij ishte parashikuar edhe nga kompanitë e basteve, por gjithashtu edhe nga një pjesë e mirë e gazetarëve sportivë. Pas shpalljes fitues, Ronaldo falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar. “Unë po shoh nënën time, familjen time. Do doja të falënderoja të gjithë ata që votuan për mua; trajnerin tim, shokët e mi futbollistë dhe presidentin e klubit tim”, tha Ronaldo. “Ka qenë një vit i paharrueshëm. Të fitosh një trofe të tillë, një trofe të këtij lloji, është diçka unike dhe gjithçka që mund të them është që dua të vazhdoj të punoj fort siç kam bërë deri tani, duke u përpjekur të marr sa më shumë tituj, individual dhe si skuadër, për mamanë time, për babanë tim i cili është atje (sipër) duke më parë dhe për djalin tim”, tha ai.
Ronaldo kishte marrë 37.66 për qind të votave, krahasuar me Lionel Mesi që kishte 15.76 për qind dhe Manuel Nojer me 15.72.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'