Kronikë e një tentative për vrasje me paramendim në QSUT | Debat 24

Kronikë e një tentative për vrasje me paramendim në QSUT

By Debat24
In Opinion
January 28, 2015
0 Comments
1262 Views

Arian GaldiniNga Arian Galdini

Para disa muajsh nje familjar i imi shume i afert zbulon se ka nje mase tumorale. Shkojme ne QSUT dhe kryejme aty te gjithe protokollin e konsultave dhe kujdesit. Vendoset ti behet Operacion per heqjen e mases tumorale. Besuam tek profesionalizmi dhe pergjegjshmeria e mjekeve. Por qe pas atij Operacioni, familjari im, ka perjetuar nje sage te vertete vuajtjesh nga infeksionet e pafundme qe pesoi. Eshte shtruar disa here ne Spital per Infeksion. Gje qe deshmon se pergjegjesia kryesore bie mbi kirurgun qe ka kryer Operacionin. Nuk po hyj fare ne deshmine e kalvarit neper te cilin kalon nje pacient qe shtrohet ne Spital tek QSUT, sepse kjo kerkon nje rrefim te detajuar te mbushur plot dramacitet.

Te lodhur me trajtimin dhe shtrimet e disahershme per Infeksion, ne vendosim qe ta cojme familjarin tone ne Turqi. Atje ne Spitalin ku beri kontrollin e imet, Doktoret Turq u befasuan me cilesine dhe nivelin skandaloz te nderhyrjes kirurgjikale dhe trajtimin qe i ishte bere familjarit tim. E cka ishte me dramatike per ne, Doktoret Turq thane se nderhyrja kirurgjikale ishte bere krejt jashte protokollit, pra ishte bere gabim… Sidoqofte, Doktoret Turq dhane nje Protokoll Trajtimi me kemioterapi venoze e disa mjekime te tjera plotesuese. Kthehet ketu ne Tirane familjari dhe interesohemi ne QSUT, per kryerjen e ketij Protokolli sipas rekomandimit te Doktoreve Turq. Doktoret ketu bien dakort me Protokollin e Doktoreve Turq. Por mesojme se ky lloj Trajtimi me kete kemio eshte shume shume i shtrenjte dhe hyn tek trajtimet e rimbursueshme nga Shteti. Interesohemi ne menyre te drejtperdrejte, por aty ne QSUT, te gjithe habiteshin sesi ne kerkonim kaq normalisht nje gje qe na takonte, por qe sipas realitetit aty ishte plotesisht e pamundur. Kishte dy menyra te thena nen ze qe mund te sigurohej ky Trajtim me Rimbursim nga Shteti, ose te paguaje psh 5000 euro nen dore, ose te gjeje nje mik teper te rendesishem lart ne Qeveri. Une nuk doja ti hyja fare rruges se pageses nen dore, keshtu qe kerkova ndihme tek miq te mrekullueshem personale lart ne Qeverisje. Njeriu qe mori persiper te me ndihmoje per mua dhe familjen time eshte engjell dhe tek une dhe familjaret e mij ka mirenjohje te perjetshme. Ky njeri meriton bekimet me te sinqerta sepse ka mare persiper te na ndihmoje krejt natyralisht pakushte, me miresi te pakufishme. Eshte njeri qe rralle gjendet ne realitetin tone. Emrin nuk po e them, por vete njeriu e di dhe ne familjarisht e kemi shume shume per zemer. Miku yne flet me Drejtueset me te larta te QSUT dhe u kerkon qe familjari im te mare sipas ligjit ate qe i takon pra Trajtim me Rimbursim nga Shteti. Pergjigja nga Drejtueset e QSUT ishte e menjehershme dhe pozitive. Por ja qe ketu fillon edhe kalvari i ri. Edhe pse me mik nga lart dhe urdher nga Drejtueset e QSUT, aty ne QSUT eshte nje Drejtoreshe e Farmacise me emrin Narvina, nje monster e vertete, qe ben si Shefe mbi Shefet. Ajo perbuz dhe shperfill kedo qe shkon ti kerkoje kryerjen e nje sherbimi nen detyren e saj. Ajo nuk e kupton fare as gjendjen psikologjike te nje te semuri me mase tumorale e as te te afermve te te semurit. Ajo eshte monster… Me shume gjasa dyshoj se per Narvinen cdo familjar, apo pacient qe vjen me porosi nga lart, sic duket eahte heqje e pjeses se fitimit qe ajo ndoshta mer nga shitjet nen dore.. Nuk mund ta imagjinoni pritjen ne te ftohtin e ketij dimri, ne lulishtet e QSUT per ore e ore te tera, te familjareve dhe pacientit, ne pritje te Narvines… Keshtu ndodhi heren e pare… Me keq u be heren e dyte… Kemio ka nje cikel cdo 2 jave… Kur vinte dita e kemios per mua, familjen time dhe familjarin e semure ishte nje torture e vertete… Edhe pse Drejtueset e QSUT ia kishin dhene porosine me emrin e familjarit tim te semure Narvines, kjo monstra, ishte e pamundur per tu takuar. E ne prisnim bashke me familjarin e semure ne lulishte mes te ftohtit mengjesi deri mbasdite. Dhe Narvina ishte e pamundur per tu takuar. Edhe nese kishe fat dhe e takoje, kjo monstra Narvina, te priste fytyrerrudhur dhe shperfillshem a thua se ajo ishte Princesha e Bizeles se Andersenit, dhe ti Lebrozi shpellar qe sapo kishe dale nga ndonje skute e ndotur. Pergjigja qe merrje nga Narvina ishte: Nuk ka ilac… E une detyrohesha komunikoja me mikun tim engjellor lart ne Qeverisje, e miku fliste me Drejtueset e QSUT, e Drejtueset e QSUT flisnin me Narvinen, e pasketaj Narvina nese kishim mundesi ta takonim serish, na thoshte se : Ilaci eshte…. Besomeni kjo ndodhte cdo dy jave. Kur vinte dita e ciklit te kemios, ne shkonim qe ne mengjes ne QSUT, prisnim mes te ftohtit ne lulishten e QSUT qe te takonim Narvinen, ajo ishte e pamundur per tu takuar. Kur me kembengulje ia dilnim ta takonim, pergjigja e saj e pare ishte: Nuk ka ilac… Pastaj une detyrohesha te flisja me mikun tim egjellor lart ne qeverisje, qe miku im te fliste me Drejtueset e QSUT, qe pasketaj Drejtueset e QSUT ti jepnin serish urdher Narvines, qe me ne fund pasi ne te kembengulnim per ta takuar Narvinen, e tia dilnim mbane me shume mund per ta takuar, Narvina te na thoshte me perbuzje e bezdi: Ilaci erdhi…. Per ne kishte rendesi lajmi se ilaci erdhi e as qe e vrisnim mendjen per perbuzjen qe na jepte Narvina… Sidoqofte, asnje cikel nuk u be ne kohe, sepse mes ketyre pritjeve ne lulishten e QSUT, mes te ftohtit te ketij dimri, mes bisedave me mikun engjellor, e pasketaj te mikut engjellor me Drejtueset e QSUT, e pasketaj mes prosise se tyre per Narvinen dhe perpjekjeve tona per ta ritakuar Narvinen qe te na jepte lajmin se ilaci erdhi, ne humbisnim dite. Cikli duhej bere cdo 2 jave, por ne mezi ia dilnim ta benim me 4 dite vonese, deri ne 2 jave e gjysem vonese, heren e fundit. Dhe ishte dramatike per ne, sepse Trajtimi behet me cikle cdo 2 jave sepse e ka nje Protokoll. Mosarritja dhe pamundesia jone per ta bere ne diten e duhur ciklin, pra cdo 2 jave, na shqetesonte per vete efektin e kemios. Vonesat ne cikel logjikisht prishnin ciklin. Por as Narvina e askush ne QSUT nuk mbanin pergjegjesi, as na jepnin pergjigje, e as e canin koken per ditet e humbura, vonesat ne cikel dhe efektin e ketyre vonesave tek pacenti. Ndaj ne vendosem qe pasi perfundoi Trajtimin e pare me 4 cikle, ta dergonim perseri ne Turqi, familjarin tim, qe te bente nje kontroll.

Sot u kthye nga Turqia. Na ka lene pafjale. Nga analizat dhe kontrolli qe ka bere atje, Doktoret turq nuk kane gjetur asnje gjurme te ilacit avastine, qe eshte ilaci per te cilin na ka torturuar Narvina. Me pak fjale, Narvina, na ka mashtruar sipas te gjitha gjasave, e te 4 heret qe na ka torturuar per ilacin, kur na jepte lajmin se ilaci erdhi, na hidhte hi syve, e kushedi c’leng na jepte nen etiketen e avastines… Kemi fleten e analizave te bera ne Turqi, ku duket qarte se nuk ka asnje gjurme avastine ne gjakun e familjarit tim. E te mendosh se heren qe ne menduam se familjari im e beri kemion me avastine, ishte ne fund te dhjetorit. Kemio eshte trajtim shume i forte dhe avastina le gjurme te qarta ne gjak. E ja ku jemi sot, me nje flete analizash ne duar, te bera ne nje nga spitalet me te mira ne Turqi. Analizat na thone se nuk ka asnje gjurme avastine ne gjak. Keshtu na thone me goje e me shkrim edhe Doktoret Turq. Ndihemi me keq sa s’behet. Duam e do ti shkojme deri ne fund ligjerisht, administrativisht, mjekesisht dhe publikisht, kesaj ceshtjeje, zbulimit te se vertetes dhe vendosjes se drejtesise. Do te bejme analiza e kontrolle te tjera, e nese serish analizat do te na konfirmojne se nuk ka gjurme avastine ne gjak, atehere nuk ka me paqe mes nesh dhe QSUT. Nese mungesa e avastines ne gjakun e familjarit tone rikonfirmohet, atehere sipas nesh, ne QSUT me familjarin tone, eshte bere tentative vrasjeje me paramendim.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'