Kryeministri Rama në “Shqip”: Nafta është ulur me 20% (I) | Debat 24

Kryeministri Rama në “Shqip”: Nafta është ulur me 20% (I)

By Debat24
In Big Slider
January 26, 2015
0 Comments
940 Views

Edi Rama Rudina Xhunga ShqipMe çmimin e naftës dhe protestën e opozitës nisi këtë të hënë emisioni “Shqip” me Rudina Xhungën, ku përballë ishte Kryeministri Edi Rama. Kryeministri deklaroi se çmimi i naftës është ulur dhe akuzoi opozitën se po gënjen qytetarët kur krahason çmimin me vendet e rajonit duke e shpjeguar këtë me taksat dhe mënyrën si aplikohen ato.
“Është abuzive, është hileqare krahasimi me vendet e rajonit sepse në vendin tonë taksa e karbonit dhe ajo e qarkullimit aplikohen direkt në çmim, ndërsa vendet e rajonit i kanë veç. Nafta paguhet veç dhe taksat veç. Sot nafta, nisur edhe nga konjukturat ndërkombëtare është ulur dhe ky është fakt. Qytetarët e blinin një vit më parë 190-192 lek litrin sot e blejnë 157-160 lekë”, deklaroi Rama.

Sot ka pasur një protestë, një protestë të rëndësishme dhe shumica e pyetjeve në facebook dhe twitter kanë të bëjnë me naftën, me rritjen e çmimit të naftës. Domethënë përtej shqetësimit të opozitës, nëpërmjet protestës, ka një shqetësim të rritur publik për rritjen e çmimit të naftës…

Për sa i përket protestës, edhe unë kam marrë pjesë në protestë, për shkak se duke u kthyer nga Durrësi, ku shkuam për një aktivitet në doganë, u bllokova bashkë me të tjerët. Besoj që kjo është forma më e ulët e protestës, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, pasi mjaftojnë pak njerëz për të bllokuar gjithë të tjerët. Pavarësisht se opozita i ka mundësitë të bëjë protesta edhe të mëdha në numër, në këtë rast ka numëruar me pahir si protestues edhe shumë të tjerë që kanë qenë në rrugë për punët e tyre. Pa llogaritur edhe vështirësinë e madhe që është krijuar për shërbimin e urgjencës. Për sa i përket naftës është një debat mjaft i stisur dhe me një dozë të madhe hileje brenda, sepse çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë 20%. Edhe dje, ka regjistruar një ulje tjetër. Ka rënë 20% krahasuar me një vit më parë.

Sigurisht, kjo lidhet me koniunkturën ndërkombëtare, padyshim. Por nga ana tjetër, kur koniunktura ndërkombëtare ishte e favorshme në të shkuarën për të bërë ulje të çmimit, ulja e çmimit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kështu që, unë nuk besoj se është një debat që bën sens, pasi sot shqiptarët e paguajnë naftën më pak, falë koniunkturës ndërkombëtare. Ndërkohë, nëse në çmimin aktual të naftës në Shqipëri, nuk do të ishte e përfshirë në strukturën e çmimit dhe taksa e qarkullimit, të cilën e ka futur qeveria e PD në vitin 2012 në strukturën e çmimit…

Ju nuk e keni rritur?

Po ta përsëris, në qoftë se taksa e qarkullimit do të ikte nga struktura e çmimit dhe do të merrej nga xhepi i qytetarëve në një formë tjetër, siç merret në vendet e rajonit, asnjë vend i rajonit nuk e ka në strukturë taksën e qarkullimit, asnjë vend i rajonit nuk e ka në strukturë taksën e karbonit dhe mbi të gjitha, llogarinë duhet ta bëjmë edhe në një drejtim tjetër, mbi kontributin e përgjithshëm nga taksat në prodhimin e përgjithshëm të vendit, që Shqipëria e ka më të ulët sesa vendet e tjera të rajonit. Pra, është një llogari e bërë tërësisht pa hanxhinë.

Domethënë shqiptarët që pyesin sot në rrjetet sociale, pyesin në rrugë a do ulet çmimi i naftës, çfarë përgjigje do të kenë nga Kryeministri?

Çmimi i naftës është ulur. Shqiptarët duhet të kuptojnë se krahasimi me vendet e tjera të rajonit nuk vlen në mënyrë të drejtpërdrejtë për sa kohë shqiptarët brenda çmimit të naftës paguajnë edhe taksën e qarkullimit, edhe taksën e karbonit, të cilat në vendet e tjera të rajonit paguhen jashtë strukturës së çmimit. Në këndvështrimin tim, vendim i marrë nga qeveria paraardhëse me propozim të Ministrit të atëhershëm të Financave ka qenë i drejtë, për ta përfshirë taksën e qarkullimit në strukturën e çmimit. Madje, në rajon ka disa lëvizje që shkojnë në këtë drejtim për ta integruar në strukturën e çmimit, duke qenë se çmimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Domethënë nuk do bëni asnjë ndryshim. Çfarë ka bërë qeveria Berisha në lidhje me taksën e qarkullimit, nuk do bëni asnjë ndryshim?

Jo, nuk ka. Në këtë rast, përfshirja e taksës së qarkullimit në strukturën e çmimit është diçka e duhur. Shqiptarët duhet të kuptojnë se llogaria duhet bërë me çfarë nxjerrin nga xhepi. Nëse në vende të tjera të rajonit qytetarët paguajnë taksë qarkullimi dhe taksë karboni jashtë strukturës së çmimit, në vendin tonë është brenda strukturës së çmimit.

Pse është rritur taksa e qarkullimit, është një tjetër pyetje?

Nuk është rritur taksa e qarkullimit. Ju kujtohet që ne bëmë një rritje në vitin 2013. Bëmë edhe një tjetër në vitin 2014, në një masë minimale, për të mos ngarkuar barrën fiskale të të gjithë qytetarëve dhe duke e konsideruar ndërhyrjen në strukturën e çmimit të naftës si një ndërhyrje që është edhe në funksion të gjithë atyre parametrave shëndetësore dhe mjedisore që kihen parasysh kur vendoset një taksë tek nafta. Por, po jua përsëris edhe një herë tjetër, për të katërtën herë, që çdo krahasim me vendet e rajonit apo me vendet e tjera është tërësisht abuziv. Sepse, në vendet e tjera të rajonit taksa e qarkullimit paguhet jashtë strukturës së çmimit të naftës. Konkretisht, në Maqedoni ajo varion nga 100-400 euro, në varësi nga lloj i makinës, ndërkohë që në të përgjithshmen e tyre shqiptarët paguajnë më pak taksa, si kontribut i drejtpërdrejtë për buxhetin, sesa të gjithë të tjerët në rajon.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'