Kryepolici i Tiranës: Optimist për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos | Debat 24

Kryepolici i Tiranës: Optimist për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos

By Debat24
In Aktualitet
January 20, 2015
0 Comments
754 Views

Artan Santo1Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, u shpreh optimist për zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo.  Duke folur në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, kreu i policisë së kryeqytetit tha se, është një çështje në hetim intensiv. “Policia dhe prokuroria do të bëjnë të pamundurën për të dokumentuar autorësinë e kësaj ngjarjeje. Hetimet janë intensive dhe jam optimist për zbardhjen e saj”, tha kreu i uniformave blu. Sipas tij, ngjarja është e mirëorganizuar dhe komplekse. “Autorët i kanë paramenduar të gjithë veprimet e duhura”, tha Çipa, duke shtuar se nuk ka patur asnjë të dhënë se zotit Santo i rrezikohej jeta. “Ai lëvizte lirisht”, tha drejtori i policisë së kryeqytetit, duke mbrojtur punën e policisë. Ardian Cipa

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'