Kujdes gripin, në vend qarkullojnë 2 tipe virusesh | Debat 24

Kujdes gripin, në vend qarkullojnë 2 tipe virusesh

By Debat24
In Shëndet
January 14, 2015
0 Comments
1253 Views

Spital1Në vend po qarkullojnë 2 viruese të cilët sjellin edhe komplikacione në rast se nuk trajtohen në kohë. Bëhet fjalë për virusin AH1N1 shkaktar i gripit të derrit dhe virusi AH3N2. Mjekët në shërbimin e infektivit thonë se nuk janë viruse të reja për vendin dhe për fat të mirë nuk ka patur raste në gjendje të agravuar të pacientëve. Mjekja infeksioniste në shërbimin e infektivitit Entela Ramasaco tha se ky është sezoni ku duhet të jemi vigjilentë për t’u mbrojtur nga këto viruese.

Nëse keni temperaturë të lartë, ethe, vështërsi në frymëmarrje apo dhimbje fyti është më mirë të shkoni tek mjeku se sa të përdorni qetësues në shtëpi, sepse gripi ju vjen me komplikacione me të rënda si bronkopneumoni. Mjekët rekomandojnë të shmangien e ambienteve kolektive dhe të zgjedhin ambiente të ngrohta.

Edhe pse zyrtarisht gripi erdhi më vonë se vitet e tjera për shkak të motit të ngrohtë deri në dhjetor, mjekët thonë se viruset kanë ardhur rrezikshëm prandaj duhet kujdes.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'