Lacio fundos Milanin edhe në Kupën e Italisë, Inzagi konfirmohet | Debat 24

Lacio fundos Milanin edhe në Kupën e Italisë, Inzagi konfirmohet

By Debat24
In Sport
January 28, 2015
0 Comments
1109 Views

Milan Lacio KupaTre ditë pas humbjes në kampionat, Milani merr një tjetër goditje nga Lacio. Këtë herë skuadra e drejtuar nga Filippo Inzaghi u mund 0-1 në “San Siro” dhe i dha lamtumirën Kupës së Italisë, e cila ishte dhe shpresa e fundit e kuqezinjve për një vend në Europë sezonin e ardhshëm. Megjithatë klubi ka konfirmuar trajnerin Inzagi.
Edhe pse luajtën për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë për shkak të daljes me të kuq të Lorik Canës, 11-metërshi i Biglia-s i shënuar në minutën e 38 mjaftoi që Lacio të kalojë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Përveç Lorik Canës, në formacionin e Lacios ishte që nga minuta e parë edhe Etrit Berisha, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke frenuar lojtarët vendas në disa raste të pastra për shënim.
Ndeshjet e tjera të këtij raundi janë, Parma-Juventus, Roma-Fiorentina dhe Napoli-Inter.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'