Mashtrim me cilësinë e karburanteve, gjoba 61 pikave të shitjes | Debat 24

Mashtrim me cilësinë e karburanteve, gjoba 61 pikave të shitjes

By Debat24
In Biznes
January 22, 2015
0 Comments
620 Views

Karburant Nafta1Të paktën 61 pika të tregtimit të karburantit me pakicë janë gjobitur nga Inspektoriati Qendror Teknik pasi u shesin konsumatorëve naftë jashtë standardeve të cilësisë apo për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor. IQT ka publikuar listën e këtyre subjekteve dhe vlerën përkatëse të gjobës, e cila varion në masën më ekstreme nga 2 000 000 lekë për pikat e karburantit që mashtrojnë konsumatorët me treguesit e cilësisë, deri në 100 000 lekë për ato pika që rezultojnë me mungesë të dokumentacionit.
Vetëm për muajin nëntor, IQT ka ndëshkuar me gjobë 43 subjekte prej të cilave në 12 raste ka patur probleme me standardin e pikës së flakërimit apo përqindjes së squfurit. Ndërsa në 31 raste të tjera, IQT ka gjetur mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor. Gjatë muajit dhjetor, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur gjithsej 18 gjoba.
Në 7 raste është konstatuar se këto pika karburanti kanë probleme me treguesit e pikës së flakërimit dhe përqindjen e squfurit ndërsa në 11 raste të tjera është konstatuar sërish mungesë në dokumentacion. Në listën e publikuar nga IQT vërehet se pikat e karburantit që tregtojnë naftë jashtë standardeve janë të stacionuara jo vetëm në periferi por edhe brenda qyteteve, përfshirë vijën e verdhë të kryeqytetit. Inspektoriati Qendror Teknik thotë se do të vijojë me kontrollet e të gjitha subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë dhe do të ndëshkojë cdo rast abuziv.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'