Metodë e re për diagnostikimin e diabetit | Debat 24

Metodë e re për diagnostikimin e diabetit

By Debat24
In Headline News
January 8, 2015
0 Comments
1346 Views

DiabetikDiabeti i Tipit 1, që zakonisht gjendet tek fëmijët dhe të rinjtë, trajtohet  me injektime me insulinë dhe me djetë të kujdeshme për të mbajtur sheqerin në gjak në nivele normale.  Diagnostikimi i sëmundjes bëhet përmes analizave të gjakut, një përvojë jo fort e pëlqyeshme për moshat e reja. Studiuesit në Britani thonë tani se kanë zbuluar një mjet të ri dhe të thjeshtë testimi, që nuk ka nevojë për analizën e gjakut, por thjesht, analizon frymëmarrjen e pacientit. Sipas përllogaritjeve, çdo vit rreth 80 mijë fëmijë diagnostikon me diabetin e Tipit 1. Kjo sëmundje e sistemit imunitar mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet. Zbulimi në faza të hershme është shumë i rendësishëm.

Një prej efekteve anësore të diabetit është era e ëmbël e gojës. Profesori i Universitetit  të Oksfordit, Gus Hancock, thotë se kjo vjen si rezultat i përbërësve “ketonë” në gjakun e pacientit. “Era e ëmbël e gojës vjen nga kimikati “keton”. Mjekët e kanë konstatuar prej kohe erën e gojës së pacientëve për të diagnostikuar sëmundjen e diabetit të tipit 1.” Studiuesit britanikë thonë se kanë krijuar një paisje portative që analizon erën e gojë dhe zbulon madje edhe sasitë e vogla të ketonit tek pacientët. Ian Campbell, shef  i laboratorit të “Oxford Medical Diagnostics”, thotë se nuk ishte e lehtë krijimi i paisjes pasi fryma e njeriut përmban molekula të miliona përbërësve ndërsa testi kërkon zbulimin e vetëm njërës prej tyre. “Pacienti fryn në paisje dhe ne nxjerrim nga aty përbërjen organike që duam të masim, në këtë rast të ketonës.  Fryma kalon përmes paisjes ku bëhet matja përkatëse.”

Profesor Gus Hancock, bashkëautor në prodhimin e paisjes, thotë se analiza të ngjashme ekzistojnë por në paisje shumë të mëdha dhe të renda. “Synimi është krijimi i një pasijse të vogël dore, që dikush mund ta përdor vetë duke çliruar frymëmarrjen në të.” Studiueseit thonë se analizuesi i ri duhet të jetë gati për mjekët brenda një viti, ndërsa variante më të vogla për individë mund të dalin më vonë. Po ata theksojnë se analizuesi i frymëmarrjes duhet të shërbejë vetëm si faza e parë në procesin e diagnostikimit dhe të plotësohet me analizat e gjakut.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'