Ndryshojnë procedurat e ankandit të bonove, interesi tërhiqet në banka | Debat 24

Ndryshojnë procedurat e ankandit të bonove, interesi tërhiqet në banka

By Debat24
In Ekonomi
January 28, 2015
0 Comments
766 Views

Banka e ShqiperiseBanka Qendrore ka eleminuar krejtësisht veprimet me cash në sportelet e saj të bonove të thesarit duke filluar nga data 19 janar 2015 pasi ka kryer një sërë ndryshimesh për individët që investojnë paratë në bono thesari. Në një njoftim për shtyp Banka e shqipërisë njofton se ka ndryshuar adresën e sportelit të Bankës por çështë më e rëndësishmja kanë ndryshuar procedurat për hapjen e llogarisë së posaçme për bono dhe tërheqjen e interesit.

Sipas njoftimit duke filluar nga data 19 janar 2015, Banka e Shqipërisë ka aplikuar dy ndryshime në rolin e saj si ndërmjetësuese e investimeve të individëve në bono thesari, duke eliminuar veprimet në cash të individëve. Sipas BSH-së tashmë fondet që individët duan të investojnë në bonot e thesarit derdhen pranë bankave tregtare në një llogari të veçantë, duke shmangur kështu transferimin e tyre për në Bankën e Shqipërisë. Pra të gjithë ato që duan të investojnë në bono duhet të kenë një llogari të posaçme në një nga bankat e nivelit të dytë dhe nuk do të bëjnë transferta nga llogaritë e tyre të kursimit. Në këtë mënyrë ulen kostot e transaksionit të parave nga llogaria bankare drejt asaj të bonove në bankën e Shqipërisë dhe kosto e vetme mbetet mirëmbajtja e llogarisë(rreth 150 lekë në muaj) në llogarinë e posaçme në bankë.

Gjithashtu deri vonë interesat(yeildi) i fituar nga investimi në bono tërhiqej në Bankën e Shqipërisë rreth 7 ditë pas daljes së rezultatit të ankandit ndërsa tashmë rezultati i investimit(të ardhurat nga interesi-yieldi) pas mbylljes së ankandit do të merret në bankën tregtare, ku individi ka llogarinë dhe jo më në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, kërkesa për pjesëmarrje në ankand përsëri do të vazhdojë të dorëzohet pranë Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë informon publikun se sporteli i Bankës së Shqipërisë në Tiranë për kryerjen e veprimeve me bonot e thesarit është zhvendosur në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Kati II. Për informacione të mëtejshme, Banka njofton se individët mund të paraqiten pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethet Shkodër, Korçë, Lushnjë, Elbasan dhe Gjirokastër.

“Monitor”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'