OSHEE tërhiqet: Nuk kemi kërkuar librezat e deputetëve | Debat 24

OSHEE tërhiqet: Nuk kemi kërkuar librezat e deputetëve

By Debat24
In Biznes
January 20, 2015
0 Comments
569 Views

OSHEEOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka kërkuar në asnjë moment dorëzimin e librezave të energjisë nga deputetët dhe në këtë pikë është abuzuar. Kështu shprehet nga Shkodra administratori i përgjithshëm i OSHEE, Adrian Çela. “S’kemi kërkuar librezat e deputetëve. Ata kanë imunitet, por ata janë si çdo qytetar tjetër dhe duhet të paguajnë energjinë”, tha ai.

Ardhjen në kryeqendrën e veriut që shënon edhe nisjen e një plani inspektimi në të gjithë vendin, Çela e lidhi me faktin se në këtë qark ka shumë problematika me investimet në rrjet, ndërhyrjet e paligjshme dhe arkëtimet. Administratori i OSHEE sqaroi se nga mesi i vitit nis pajisja me matësa në familjet ku mungojnë si dhe investimi në vlerën e 1.5 deri në 2 milion dollarëve me kabull ABC vetëm për Shkodrën. Ankesat e konsumatorëve që kanë kapur shifrën e 50 mijë të tillave, administratori Çela i quan të drejta. Zyrtarisht ai pranon se “kujdesi ndaj klientit: është një nga pikat më të dobëta që do të reformohet së shpejti”.

Në fund, Çela ka theksuar se OSHEE nuk bën arrestime dhe qytetarët që kryejnë lidhje të paligjshme të energjisë, përballen me akuzat e prokurorisë. Aktualisht në Shkoder niveli i arkëtimeve shkon në afro 80% në qytet dhe 65 % në fshat.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'