Prishtinë, fillon gjykimi i Naser Kelmendit për drogën | Debat 24

Prishtinë, fillon gjykimi i Naser Kelmendit për drogën

By Debat24
In Bota
January 16, 2015
0 Comments
852 Views

Naser KelmendiFilloi në Prishtinë procesi gjyqësor kundër Naser Kelmendit, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës. Akuza e ngarkon atë me veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë,  blerje, posedim,  shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm. Akuza e ngarkon atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kg drogë të tipit heroinë, 150 mijë tabletave “ecstasy”, etj. Në fillim të procesit ai tha se nuk ndjehet fajtor për akuzat.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore u arrestua më 6 maj të vitit 2013, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake dhe që atëherë mbahet në paraburgim në Kosovë. Mediet në disa vende Ballkanike e cilësojnë atë si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar ne rajon, ndërsa në listën amerikane emri i Naser Kelmendit radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'