Prokurori Beci: Ja “bursa” dhe porositë e “vrasësve me pagesë” | Debat 24

Prokurori Beci: Ja “bursa” dhe porositë e “vrasësve me pagesë”

By Debat24
In Aktualitet
January 22, 2015
0 Comments
870 Views

Makina Durres portiProkurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, u shpreh gjatë emisionit “Opinion” në TV KLAN se nga hetimet kanë rezultuar mënyra të ndryshme të funksionimit të atyre që quhen “vrasës me pagesë”. Sipas tij, kjo varet nga mënyra se si bëhet porosia për të goditur një person. “Ka mënyra të ndryshme të bërjes së porosive. Ato bëhen për të vendosur lëndë shpërthyese në makina bosh, në makina të ndaluara apo në ecje, në banesa me njerëz apo banesa bosh”, u shpreh prokurori. Ai tha se ka patur disa arrestime të grupeve që vendosin lëndë shpërthyese në automjete dhe po hetohet për këto raste.  Megjithatë, prokurori Beci nuk bëri publik sasinë e parave që paguhet për të goditur një person, në të tilla raste.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'