Prokurori E.Beci: Kur ndërhymë, nuk e dinim që kishte një laborator droge | Debat 24

Prokurori E.Beci: Kur ndërhymë, nuk e dinim që kishte një laborator droge

By Debat24
In Aktualitet
January 22, 2015
0 Comments
815 Views

Laborator droge5Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, u shpreh gjatë emisionit “Opinion” në TV KLAN se deri në momentin e ndërhyrjes në Xibrakë, nuk dihej që aty kishte një laborator droge. “Më 17 dhjetor (2014) ka mbërritur informacioni nga Gjermania. Eshtë informuar prokuroria dhe policia për një aktivitet që dyshohej se kryhej në territorin shqiptar. Materialet i regjistruam si çështje penale”, u shpreh prokurori Beci. Sipas tij, në bashkëpunim me policinë janë identifikuar personat. “Nuk ka patur asgjë të veçantë për shumë ditë me rradhë. Kishte vetëm të dhëna sporadike. Dy ditë përpara operacionit janë marrë të dhënat. Nuk e dinim që kishte një laborator droge”, u shpreh prokurori i Krimeve të Rënda në emision.

Operacioni i policisë u realizua më 14 janar 2015, më pak se një muaj pas ardhjes së informacionit nga Gjermania.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'