Prokuroria e Vlorës nis hetimet kryesisht për ndeshjen Flamurtari-Teuta | Debat 24

Prokuroria e Vlorës nis hetimet kryesisht për ndeshjen Flamurtari-Teuta

By Debat24
In Aktualitet
January 26, 2015
0 Comments
1080 Views

Flamurtari Teuta1Prokuroria e Rrethit Vlorë regjistroi kryesisht procedimin penal për akuzën e trukimit të ndeshjes Flamurtari-Teuta, e luajtur të shtunën në mesditë në stadiumin e Vlorës. Ndeshja, që ishte e vlefshme për javën e 19 të kampionatit shqiptar të futbollit, ka qenë në barazim 1-1 deri në minutën e 85-të. Pas kësaj minute janë vërejtur në fushë anarki totale dhe lëshim të lojës nga futbollistë të Teutës, për t’i dhënë mundësinë ekipit të Flamurtarit të fitonte ndeshjen.
Duke qenë se situata në fushën e futbollit u bë komike dhe u komentua më së shumti nga tifozët e të dyja ekipeve, Prokuroria e nisi vetë hetimin kryesisht në bazë edhe të Kodit të Procedures Penale. Pavarësisht se duhet të kishte një denoncim më parë nga vetë Federata e Futbollit, Prokuroria në bazë të nenit 197, pika 2, nisi hetimet duke dyshuar për trukimin e kësaj ndeshjeje futbolli. Akuza u ngritën edhe për ndeshjen Laçi-Partizani, ndërsa pritet që edhe Prokuroria e këtij rrethi të regjistroje procedimin penal.
Vetë drejtuesit e Flamurtarit e quajtën këtë takim “një komedi të turpshme”. “Një komedi e turpshme në një vend që nuk ka rregulla të qarta loje në asnjë fushë të jetës. Kemi të bëjmë me një kampionat i cili ka shumë pikëpyetje”, deklaroi administratori i klubit, Sinan Idrizi.

 

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'