Rama: Karburanti, sot paguajmë 20% më pak se një vit më parë | Debat 24

Rama: Karburanti, sot paguajmë 20% më pak se një vit më parë

By Debat24
In Big Slider
January 22, 2015
0 Comments
709 Views

Karburant NaftaKryeministri Edi Rama deklaroi sot përmes rrjeteve sociale se qëllimi i vetëm i opozitës është që të mashtrojë qytetarët. Lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për çmimin e naftës, Rama sqaroi se në vitin 2013, çmimi i naftës ishte 195 lekë/litër, ndërkohë që sot është 160 lekë/litër. Kreu i qeverisë u shpreh se akuzat e opozitës bien mbi plagët që vetë ajo hapi kur ishte në pushtet, si borxhet e mëdha, krimin, dhe atë që ai e quan “kancerin e korrupsionit në arsim dhe shëndetësi”.
Përsa i përket çmimit të naftës, kryeministri Rama sqaron në një status të dytë në Facebook, se çmimi nuk është rritur po është ulur dhe se sot paguajmë 20% më pak se një vit më parë. Sipas tij, që të krahasosh një vend si Shqipëria, që sapo ka dalë nga një “gropë e madhe”, me vendet evropiane të mëdha si Anglia apo Gjermania, nuk do të thotë se qeveria duhet të ndërmarrë politika “badjahava” dhe të luajë me fatin e vendit”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'