Rosela Gjylbegu: Marrëdhënia ime me ish-ambasadorin Arvizu | Debat 24

Rosela Gjylbegu: Marrëdhënia ime me ish-ambasadorin Arvizu

By Debat24
In Jeta
January 16, 2015
0 Comments
1430 Views

Arvizu Rosela AurelaRosela Gjylbegu rrëfehet rreth marrëdhënies me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

-Turjan Hyska: Fansi yt me i madh është Aleksandër Arvizu, e ka thënë gjithmonë. Është e vërtetë që keni darkuar para se të ikte?
Rosela Gjylbegu: Ne kemi darkuar shumë shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme.
Sigurisht që kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten edhe Jukin, gocën e vogël. Më vjen keq, ka ikur një mik shumë i mirë. Padiskutim ne do të jemi gjithë kohës me mesazhe, dhe nëpërmjet mediave sociale mund ta ndjekim njëri tjetrin.

-Turjan Hyska: Si është të kesh mik Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur fillon e bie ajo perdja zyrtare? Ty personalisht si të ka ndodhur ky proces? Si fillim, ku u njohët?
Rosela Gjylbegu: Me thënë të drejtën, ka qenë absolutisht dëshira e tij. më ka ndjekur në një intervistë… ne jemi peshqit të dy në shenjë. E shoqa shpesh më thoshte se mbase ju jeni njohur në një jetë tjetër ndoshta. Momenti që ndoshta miqësia u lidh shumë ishte momenti që babai im vdiq, dhe më qëndroi si një prind i dytë shumë pranë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte një nder, të themi të drejtën. Një nder dhe një njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha unë e kam vlerësuar atë për atë njeriun e thjeshtë dhe për thjeshtësinë e tij në gjithcka që thoshte e mendonte

Turjan Hyska: A do të shkosh në SHBA ta vizitosh?
Rosela Gjylbegu: Patjetër! Patjetër. Unë kam pjesë të familjes sime andej, kështu që kur të shkoj t’i vizitoj do të vizitoj dhe familjen Arvizu me kënaqësi.

“Oktapod”, “Vizion Plus” Arvizu Rosela

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'