Shërbimi sekret zbulon një mjet fluturues në Shtëpinë e Bardhë | Debat 24

Shërbimi sekret zbulon një mjet fluturues në Shtëpinë e Bardhë

By Debat24
In Bota
January 26, 2015
0 Comments
666 Views

Shtepia e BardheNjë zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Barack Obama tha se Shërbimi Sekret zbuloi një pajisje që besohet të jetë një mjet fluturues i vogël pa pilot në territorin e Shtëpisë së Bardhë. Josh Earnest foli me gazetarët që po udhëtojnë me presidentit Obama dhe zonjën e parë Michelle në Nju Delhi. “Është një pajisje që u zbulua nga Shërbimi Sekret në Shtëinë e Bardhë. Shenjat e para tregojnë se ajo nuk përbën ndonjë lloj rreziku tani për tani ndaj askujt në Shtëpinë e Bardhë. Por kur Shërbimi Sekret të ketë më shumë informacione ndaj hetimit që po kryejnë, do ta ndajnë atë”, tha zëdhënësi. Ai nuk tha ekzaktësisht ku u gjet pajisja dhe tha se Shërbimi Sekret do të jepë më shumë informacione kur ato të jenë të gatshme.

Nuk është e qartë nëse dy vajzat e presidentit Obama ishin në shtëpi në atë kohë. Incidenti bëri që autoritetet të kufizonin hyrjen në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'