Studimi: Kanceri, thjesht fat i keq, s’ka lidhje stili i jetesës | Debat 24

Studimi: Kanceri, thjesht fat i keq, s’ka lidhje stili i jetesës

By Debat24
In Shëndet
January 3, 2015
0 Comments
1244 Views

Kancer mushkeri1Çështje stili të jetuari, apo trashëgimie? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një studim që vlerëson se 2/3 e personave sëmurën me kancer “rastësisht” ose më mirë “fati i tyre keq”. Një tezë e cila shkon kundër protokolleve zyrtare të parandalimit të kancerit, një prej çështjeve më të studiuara në mjekësi. Mënyra e të ushqyerit, stresi, mënyra e jetesës në përgjithësi kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes me shpresën për të evituar shfaqjen e kancerit. Por ja tek vjen një studim I diskutueshëm i Universitetit John Hopkins sipas të cilit në rastet më të shumta të kancerit, origjina mund të jetë thjesht “fat”. Ajo që ndodh është

shumë e ngjashme me një lloj të një qarku të shkurtër të ADN-së, apo shkëmbim i papërshtatshëm i informacionit që rezulton në transferimin e gabimit nga një qelizë në tjetrën. Në studimin e publikuar në revistën “Shkencë” studiuesit kanë tentuar të vlerësojnë sa influencon mutacioni rastësor i ADN-së, në krahasim me faktorë të tjerë si trashëgimia apo stili u jetesës.

“Besojmë se përgjigjja themelore e studimit të kancerit është pikërisht kjo- shpjegon për Yahoo, Cristian Tomasetti, studiues dhe asistent i katedrës së Onkologjisë të Universitetit Johns Hopkins. Përgjigjja e vetme është se kanceri është thjesht një rastësi fatkeqe.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'