Të papritura te “Gjeniu i Vogël”, Klea dhe Kejda tërhiqen nga sfida | Debat 24

Të papritura te “Gjeniu i Vogël”, Klea dhe Kejda tërhiqen nga sfida

By Debat24
In Art
January 19, 2015
0 Comments
1653 Views

Klea HutaPërsëri të papritura në mbrëmjen e djeshme të Gjeniut. 10 konkurentët e “Gjeniut të Vogël” u rikthyen dje në skenë, për të finalizuar një javë të ngarkuar emocionalisht dhe pas vendimit të jurisë për të çuar në sfidë katër konkurentë. Klarisa nga Prizreni, ishte ajo që çeli natën, ishte ajo që mori vlerësimet e para maksimale nga juria. Më pas performuan Kejda dhe Rea, të dyja nga Tirana, ndërsa Pirro Çako theksoi se për të gjithë konkurentët do të jepte një rezultat të dy interpretimeve, duke marrë në konsiderate edhe atë të një jave më parë. Klodjana nga Shkodra, solli një nga momentet më të realizuara të mbrëmjes duke interpretuar këngën “Adagio”.

Spektakli vijoi me Orialdon, Iglin dhe Klean që transmetuan me vokalin e tyre emocione krejt të ndryshme nga njëri – tjetri. Por ajo që spikati këtë javë ishte Artemisa me këngën “Make it rain”, duke u cilësuar si interpretimi më i mirë i saj për të gjitha netët. Më i vogli i konkurenteve Dario, solli një version të këngës “Always”, të Bon Jovit ndërsa Vanesa mbylli sfilatën e dhjetë konkurimeve me një tjetër prezantim të suksesshëm. Por e papritura ndodhi në finale. Pas përzgjedhjes së jurisë, Klea vendos të tërhiqet nga sfida dhe po të njëjtin vendim mori edhe Kejda, duke i lënë rrugën të hapur dy sfidantëve të tjerë, Iglit dhe Darios. Kështu fati i buzëqesh këtë herë dy djemve, që automatikisht kalojnë në javën e 14. Një fitore që mbeti si surpriza e parë e këtij lloji në historinë e Gjeniut.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'