Tenorët nga Kosova dhe Shkëlzen Doli, gati për shumë surpriza në Tiranë | Debat 24

Tenorët nga Kosova dhe Shkëlzen Doli, gati për shumë surpriza në Tiranë

By Debat24
In Art
January 29, 2015
0 Comments
1244 Views

Tenoret provaZhvillimi i koncertit “Tre Tenorët” ka krijuar tashmë traditën dhe historinë e tij. Gjatë rrugëtimit të tij, ky aktivitet ka rezervuar për çdo vit pjesëmarrjen e artistëve më të suksesshëm të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, i pasuruar gjithmonë me elementë të ndryshëm të përmbajtjes skenike, skenografike, repertorit, skenarit, etj. Më datë 31 Janar 2015 do të organizohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë  koncerti “Tre Tenorët nga Kosova“, në edicionin e tij të 14- të. Në koncert do të performojnë tre tenorët Ramë Lahaj, Faik Hondozi e Liridon Sadriu, së bashku me artistë të tjerë, të cilët po debutojnë me sukses edhe në skenat më të mëdha botërore. Të ftuar do të jenë tenori Kastrit Tusha, soprano Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukiçi. Një i ftuar i veçantë do të jetë nga Austria edhe violinisti i njohur, Shkëlzen Doli.

Koncerti do të zhvillohet në bashkëpunim me dy përfaqesitë diplomatike në Tiranë, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së Kosovës. Si një takim i përvitshëm dhe mjaft i mirëpritur nga publiku, koncerti “Tre Tenorët“ ka sjellë në edicionet e tij të fundit bashkëpunime të rëndësishëm me tenorë nga vende të ndryshëm, krahas atyre shqiptarë. Spikasin në vitet e fundit “Tre Tenorët amerikanë“, në një bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, si dhe “Tre Tenoret rusë“, të mirëpritur me sukses nga publiku. Koncerti është realizuar për herë të parë në vitin 2002.

Tenorë:

Ramë Lahaj, Faik Hondozi, Liridon Sadriu

Të ftuar:

Kastriot Tusha (tenor), Ramona Tullumani (soprano), Genc Tukiçi (pianist)

Pjesmarrje e jashtëzakonshme:

Shkëlzen Doli (violinist)

 

Dirigjent Glen Cortese (SHBA)

Drejtor artistik Lorenc Radovani

Producent Edmond Tullumani

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'