Aksident në një minierë bakri në rrethin e Pukës, një i vdekur | Debat 24

Aksident në një minierë bakri në rrethin e Pukës, një i vdekur

By Debat24
In Headline News
February 14, 2015
0 Comments
772 Views

Miniera1Një minator humbi jetën sot, në një aksident në minierën e bakrit në Munellë të rrethit të Pukës. 48 vjeçari Gjovalin Prenga, vdiq nga shembja e një masivi shkëmbor në thellësinë rreth 2 mijë metër nëntokë. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se nuk ka të lënduar të tjerë. Në vendngjarje shkuan ekipet e shpëtimit dhe forcat policore,  që së bashku me minatorët nxorrën trupin e minatorit.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.  Inspektorët e Ministrisë së Industrisë dhe Minierave vlerësuan kohët e fundit si brenda parametrave teknikë, kushtet e punës në këtë minierë. Aksidentet në minierat e zonës verilindore të Shqipërisë, janë shndërruar në një fenomen të përsëritur, për shkak të kushteve jo normale në galeritë e këtyre minierave dhe shfrytëzimit illegal të disa galerive, të nxjerra jashtë funksionit prej vitesh. Miniera e Munellës i ishte dhënë në vitin 2001 me koncesion firmës turke Beralb. Çdo ditë, nga kjo minierë nxirren rreth 1 mijë ton mineral bakri.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'