Banka “Credins” merr 75% të aksioneve të Fondit të Pensioneve “Sicred” | Debat 24

Banka “Credins” merr 75% të aksioneve të Fondit të Pensioneve “Sicred”

By Debat24
In Ekonomi
February 9, 2015
0 Comments
802 Views

Banka CredinsAutoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Kontratës për Shitje Aksionesh” e nënshkruar midis Bankës Credins Sh.a si blerës dhe Sicred Sh.a PLC si shitës për përftimin nga Banka Credins të paketës prej 75% të aksioneve të Shoqërisë Administruese së Fondit të Pensionit SICRED Sh.a të zotëruara nga SICRED Sh.a. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me kërkesat e ligjit. Autoriteti i Konkurrencës ftoi palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Banka Credins Sh.a ushtron veprimarinë si bankë e nivelit të dytë që prej vitit 2003. Ajo është e liçencuar dhe vepron në sektorin bankar dhe financiar. Ndërsa, Sicred sh.a. është shoqëri sigurimi private në Shqipëri e me kapital 100 % vendas e liçencuar për të vepruar në fushën e sigurimit të jetës. Shoqëria Administruese e Fondit të Penisonit Sicred Sh.a. ushtron veprimtarinë në administrimin e fondeve të pensionit vullnetar si dhe në mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensionit vullnetar dhe kryerjen e pagesave të pensionit.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'