Bashkia: Banorët rezidentë nuk do të paguajnë në parkimet me koncesion | Debat 24

Bashkia: Banorët rezidentë nuk do të paguajnë në parkimet me koncesion

By Debat24
In Biznes
February 14, 2015
0 Comments
684 Views

Bashki TiraneNënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e shtunë ka dhenë sqarime lidhur me koncesionin e parkimeve në kryeqytet. Sipas Bozdos, Bashkia ka një plan konkret për rregullimin trafikut në kryeqytet, ndërsa shtoi se procesi i përzgjedhjes së firmës fituese do të jetë tërësisht transparent, duke mos favorizuar asnjë firmë në mënyrë specifike.
Bozdo ka theksuar se bashkia ka disa projekte për parkime nëntokësore, çka sipas tij do t’i shërbejë menaxhimit të trafikut. Nënkryetari i bashkisë, në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve, ka sqaruar se asnjë banor rezident në një pallat a lagje nuk do të paguajë për parkim, por do të pajiset me një leje të veçantë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'