DASH përshëndet takimin Mustafa-Vuçiç | Debat 24

DASH përshëndet takimin Mustafa-Vuçiç

By Debat24
In Bota
February 11, 2015
0 Comments
746 Views

Mustafa Vucic MogeriniDepartamenti i Shtetit përshëndeti kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë si dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, për atë që e quajti sukses të takimeve në kuadrin e dialogut të nivelit të lartë më 9 dhe 10 shkurt në Bruksel. Takimet mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, me pjesëmarrjen e shefes së politikës së jashtëme të BE-së Federica Mogherini, çuan në nënshkrimin e marrëveshjes për çështjet e drejtësisë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki tha se kjo marrëveshje shënon një hap përpara në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zonja Psaki tha se kjo sinjalizon gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm dhe të fortë të të dyja palëve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në prill të vitit 2013 mes Prishtinës dhe Beogradit. Shtetet e Bashkuara, tha zonja Psaki, do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht të gjitha palët në këtë përpjekje.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'