Dëshmitarët: Tahiri-Doshi, një takim mjaft i acaruar | Debat 24

Dëshmitarët: Tahiri-Doshi, një takim mjaft i acaruar

By Debat24
In Big Slider
February 28, 2015
0 Comments
761 Views

Tahiri DoshiPërmes një komunikimi telefonik me “Top Channel”, deputeti Tom Doshi ka bërë të ditur se mesditën e së shtunës është ulur për një kafe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Doshi tha se takimi ishte thirrur për të diskutuar mbi situatën e rendit në Shkodër, por nuk pranoi të jepte detaje mbi shqetësimet konkrete që i shprehu Tahirit. Dëshmitarë që kanë qenë afër tyre thonë se takimi ka qenë mjaft i acaruar. Edhe ministri Tahiri, i kontaktuar po ashtu nga “Top Channel”, nuk pranoi të jepte detaje rreth bisedës me kolegun socialist. Marrëdhënia midis deputetit Doshi dhe ministrit Tahiri ka qenë e tensionuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Dy ditë më parë, Tahiri i cilësoi si “qëndrime personale” deklaratat e fundit të zotit Doshi dhe tha se Partia Socialiste nuk mund të merret peng nga askush. Sakaq Doshi ka reaguar edhe ndaj deklaratave të deputetit Namik Kopliku, të cilin e quajti mosmirënjohës dhe deklaratat e tij si të deyruara nga kryeministri Edi Rama. Sipas Doshit, Kopliku në 2009-n mblidhte firma në Shkodër për shkarkimin e Edi Ramës si kryetar partie. Por sipas deputetit Doshi, ka qënë vetë ai që e ka vendosur emrin e Koplikut në listë për deputet. Doshi shton se, nuk i bën përshtypje mosmirënjohja e Koplikut pasi ka të tjerë më të rëndësishëm në PS që nuk i janë mirënjohës.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'