Dhunuan të riun, përjashtohen nga policia nëndrejtori Hyseni dhe dy efektivët | Debat 24

Dhunuan të riun, përjashtohen nga policia nëndrejtori Hyseni dhe dy efektivët

By Debat24
In Aktualitet
February 24, 2015
0 Comments
743 Views

Policia2Përjashtohet nga Policia e Shtetit, zëvendës.Drejtori i policisë Korçë, Arben Hyseni. I njëjti u është rezervuar dhe dy efektivëve që dhunuan të riun Tomi Misha në Korçë, Robert Memeli dhe Nevzat Blushi. Largimi i tyre është bërë me urdhër të Ministrisë së Brendshme. Tre efektivët nuk do të jenë më pjesë e Drejtorisë së policisë së qarkut Korçë. Ky është hapi i parë që marrin organet ligjzbatuese, ndërsa u mbetet organeve kompetente të japin  verdiktin përfundimtar, nëse ndaj tre efektivëve do ketë masa penaliteti.

Ndërkaq nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Vendimi për përjashtimin e efektivëve nga policia vjen një ditë pasi Gjykata e Korçës liroi nga masa e arrestit Tomi Mishën, duke caktuar detyrim paraqitje. Megjithatë ai do të vazhdojë të qëndrojë në spitalin rajonal të Korçës për marrjen e mjekimit si rezultat i dhunimit nga policia.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'