Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës | Debat 24

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës

By Debat24
In Biznes
February 8, 2015
0 Comments
806 Views

Selim BelortajaDrejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja ka dhënë dorëheqjen. Këtë akt Belortaja e ka argumentuar me arsye personale, ndërkohë që burime nga dega lokale e LSI-së bëjnë të ditur se ai do të emërohet në një tjetër post dhe pikërisht në atë të zv.ministrit. Vetë Belortaja ka bërë të ditur se largohet nga drejtimi ekzekutiv i portit më të madh të vendit për shkak të ngarkesës së madhe fizike, me të cilën u përball në këtë detyrë. Ai ka saktësuar se aktualisht nuk ka asnjë emërim zyrtar të tij në një detyrë tjetër.
Në Durrës, dorëheqja e Belortasë lidhet më shumë me presione politike dhe ekonomike që e kanë cuar drejt tërheqjes. Në ditët e ardhshme pritet të hidhet më shumë dritë mbi dorëheqjen e Selim Belortasë nga detyra, në të cilën u emërua në tetor të vitit 2013.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'