Fevziu, sherr me Andrea Stefanin në emisionin “Opinion” | Debat 24

Fevziu, sherr me Andrea Stefanin në emisionin “Opinion”

By Debat24
In Big Slider
February 3, 2015
0 Comments
1409 Views

imageEmisioni “Opinion” në TV KLAN, mbrëmjen e së hënës, ka kulmuar edhe me një debat të ndezur mes moderatorit Blendi Fevziu dhe opinionistit Andrea Stefani. Shkak i replikave është bërë një ndërhyrje e Stefanit, gjatë momentit që fliste deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. “Fajin e ka Saliu”, ka qenë batuta e Stefanit, ndërsa Fevziu ka kërkuar të respektohet tema e emisionit që ishte lidhur me ngjarjen e Spanjës, ku mbeti i vdekur një pilot shqiptar. Gjakrat janë nxehur kur Fevziu i ka kërkuar Stefanit të mos flasë dhe për disa sekonda të dy kanë replikuar me njëri-tjetrin. Fevziu i ka kërkuar Stefanit të mos merret vetëm me Berishën, ndërsa opinionisti është ankuar se po i mbyllet goja.

0 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'