Fshehën pasurinë, ILDKP padit krerët vendorë Zotkaj, Bici dhe Drita | Debat 24

Fshehën pasurinë, ILDKP padit krerët vendorë Zotkaj, Bici dhe Drita

By Debat24
In Big Slider
February 14, 2015
0 Comments
718 Views

ILDKPTre zyrtarë vendorë, mes tyre dy kryetar bashkie, ai i Gramshit, Dritan Bici (PS) dhe i Poliçanit, Adriatik Zotkaj (PS), (ka garuar edhe në siglën e PBDNJ), si dhe kreu i komunës Bërzhitë, Genc Drita i PD janë paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për akuzën e fshehjes së pasurisë. Ata akuzohen dhe për fshehje të deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane dhe llogari bankare në miliona lekë  dhe euro e dollarë, që janë fshehur nga zyrtarët e pushtetit vendor. ILDKP akuzon Bicin se  ka “tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.”

Dritan Bici (Gramsh) ka fshehur këto pasuri:

Apartament banimi, Gramsh.

Apartament banimi, në Tiranë.

“Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’’.

– Nuk justifikon me burime  të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor te pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë.

– Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’.

– Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.

– Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’.

– Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.

– Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

ILDKP padit në prokurori kryetarin e Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 244, neni 287, të Kodit Penal.

Akuzat për Genc Dritën (Bërzhitë, Qarku Tiranë)

Fshehje e kontratës së sipërmarrjes Nr.90 Rep/20 Kol, datë 23.01.2013, për shtëpi banimi, vilë model “Petit Bordeaux” në shumën 396.585 euro.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Alfa Bank në shumën 1.300.000 lekë ne vitin 2011, për vitin 2012 në shumën 35.106 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 662.826 lekë.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Tirana Bank në shumën 8.500 euro për vitin 2013.

– Deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumën 16.320.000 lekë.

– Deklarim i rremë për të ardhurat në shumën 685.705 lekë.

– Subjekti ka ushtruar detyrën në kushtet e konfliktit të interesit, lidhur me vendimmarrjen Nr.21, datë 26.03.2011 për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit të godinës së banimit me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 3.517 m2.

ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë,Qarku Tiranë, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 248 dhe neni 287, të Kodit Penal.

Gjithashtu për Genc Dritën ILDKP kishte paraqitur një tjetër kallëzim penal më datë 05.09.2014 për :

– Deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD.

– Deklarim i rremë I pasurisë për shumën 150.000 Euro.

– Fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për 2 (dy) apartamente banimi me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, me vlerë 125.280 Euro.

– Fshehje e sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistikeTiranë-Elbasan.

– Burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj…, për deklaratat e pasurisë deri më 31.12 2010.

Kallëzimi i datës 13.02.2015 i përket deklaratave të pasurisë të subjektit Genc Drita për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit  Adriatik Maliq Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Poliçan. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:

–  Ka fshehur pasurinë Nr.12/107, në ZK 3019, Vol 12 fq122.

– Ka fshehur pasurinë nr.24/2 në ZK 3666 ,Vol1,fq221, në emër  të firmës “Perla e Tomorrit”, Administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000 m2, mbi të cilën ndërtuar objekti me sip 2200 m2, sipas Lejes Ndërtimit nga KRRT Qarku Berat, Vendimi Nr.5/18 dt.25.07.2008, financues është subjekti Perla e Tomorit, z.A.Zotkaj.

– Ka fshehur pasurinë nr.12/98, në ZK3019.

– Ka fshehur pasurinë me Nr.197/2, në ZK 3666, vol 1, fq 228 me siperfaqe 1100 m2 rregjistruar sipas Kontrates së shit-blerjes nr.1063 rep, 632 kol dt.05.09.2012.

– Ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture AUDI (A6) vit prodhimi 2005, automjetin me targë AA540 FC, tip NISSAN (Patrol), vit prodhimi 2000, i rregjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj, eskavator me Zinxhirë tipi 441BMD marka Laltesi shasi nr.239/44, në shumën 50.000 euro, i blerë sipas Kontratës Nr.103 rep, nr.45 kol dt. 13.01.2011.

–  Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredisë në dt.19.02.2009, Raiffeissen Bank.

– Mungesë burimesh financiare për shlyerjen e kredive të marra në shumat 50.000 Euro (viti 2008), 75.000 Euro (viti 2011) dhe 30.000 Euro (viti 2012), me të ardhurat e deklaruara prej tij dhe pergjigjeve të konfirmuara nga bankat.

– Ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke  1100 m2 për vendosje të stacionit radio ‘Site 643A Tomorrica’ ku Adriatik Zotkaj dhe Mirela Zotkaj kanë nënshkruar  si pronarë të tokës.

–   Ka fshehur llogarinë në Union Bank ku i derdhen të ardhurat nga qeraja me kompaninë Vodafone Albania.

– Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes, lidhje kontratash për blerje asetesh për shoqërinë si dhe marrje kredish në Bankën Union, garantues/ dorëzanës, në Bankën Societe Generale, Alpha Bank,  etj.

– Nuk ka deklaruar shitjen e 65 % të aksioneve të shoqërise ABG, shitje e realizuar në vitet 2008 – 2009.

– Ka vijuar të zotërojë 35% të aksioneve në shoqerinë ABG shpk Poliçan, në kundërshtim me nenin 29, pika d, e Ligjit Nr.9367 i dt.07.04.2005 (i ndryshuar), sipas të cilit Kryetari i Bashkisë, nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtron veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.

–  Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

Përvec sa më sipër, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqerisë ABG, ku është aksioner i shumicës. Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Adriatik Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Polican,për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 248 neni 287, të Kodit Penal.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'