Greqia dhe masat shtrënguese financiare | Debat 24

Greqia dhe masat shtrënguese financiare

By Debat24
In Bota
February 1, 2015
0 Comments
872 Views

Janis Varufakis GreqiQeveria e re e majtë e Greqisë ka sfiduar hapur kreditorët, duke thënë se nuk do të negociojë me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me kushtet që i janë vënë vendit për shmangien e kolapsit financiar, si dhe ka refuzuar borxhet e reja të ofruara për muajin shkurt. Ministri grek i financave Yanis Varoufakis tha se Greqia nuk ka ndërmend të bisedojë me negociatorët e trojkës huadhënëse (Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar), për një zgjatje të asistencës financiare aktuale. “Qeveria jonë do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet e ligjshme të Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian, si dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por, ne nuk kemi ndërmend të bashkëpunojmë me një komitet të përbërë prej tre entitetesh, logjikën e të cilit ne e konsiderojmë anti-evropiane, dhe që sipas Parlamentit Evropian, është një komitet i themeluar mbi parime jo të shëndosha”.

Si pjesë e fushatës zgjedhore, qeveria e re u premtoi shtetasve grekë se do të përpiqej për ulje të borxhit për të zbutur masat shtrënguese financiare të cilat u kërkuan në vitin 2010 në këmbim të huave. Pa huatë nga vendet e Eurozonës dhe FMN-ja, Greqia do të përballet me vështirësi të mëdha për të përballuar borxhet e saj dhe për të shmangur falimentimin.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'