Horoskopi ditor, 12 shkurt 2015 | Debat 24

Horoskopi ditor, 12 shkurt 2015

By Debat24
In Horoskopi
February 12, 2015
0 Comments
1020 Views

HOROSKOPIDashi
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje dhe probleme do ndihen më të qetë.

Demi
Asgjë nuk do shkojë si duhet sot në jetën tuaj në çift dhe herë pas here do keni debate të ashpra. Gjithsesi mos merrni vendime të nxituara. Beqarët do kenë vetëm flirtime dhe aventura kalimtare.

Binjakët
Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe me tepër. Do ndani çdo emocion dhe brenge me të, si asnjëherë më parë. Beqarët do mbeten sërish vetëm.

Gaforrja
Jeta juaj në çift do ketë mbështetjen e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm si ta bëni ditën më të bukur.

Luani
Marrëdhënia në çift do lulëzojë sot. Emocionet dhe çastet romantike do jenë aq të shumta saqë here pas here do iu duket sikur jeni në ëndërr. Edhe beqarët do ja kalojnë mirë.

Virgjëresha
Alegria dhe harmonia do rikthehen sërish në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente fantastike dhe do dëshironi që dita të mos ketë një fund. Beqarët do jenë të hapur.

Peshorja
Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite. Ai do mundohet t’iu surprizojë dhe t’iu argëtojë pa fund. Shfrytëzojeni çdo çast kur të jeni me të.

Akrepi
Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të qetë pranë partnerit, por nuk do arrini dot të flisni me të për disa tema delikate.

Shigjetari
Nëse lidhja juaj ka pasur probleme, as sot nuk do arrini dot ta vendosni qetësinë. Nga ana tjetër, nëse gjërat kanë ecur si duhet dhe ndiheni mirë pranë tij, marrëdhënia do thellohet edhe më shumë.

Bricjapi
Do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah sot dhe marrëdhënia në çift nuk do ketë as problemin më të vogël. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të filluar ndonjë histori dashurie.

Ujori
Do i merrni gjërat shtruar sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do keni aspak debate me partnerin. Edhe beqarët do jenë të gatshëm të njihen me cilindo që do i ftojë.

Peshqit
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje sot është moment më i përshtatshëm për të planifikuar gjëra më serioze. Të dy do jeni në humor dhe më të qartë për atë që doni të bëni.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'