Horoskopi ditor, 15 shkurt 2015 | Debat 24

Horoskopi ditor, 15 shkurt 2015

By Debat24
In Horoskopi
February 15, 2015
0 Comments
837 Views

HOROSKOPIDashi
Do të jeni shumë të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe as që do të tentoni të krijoni regata të mira me njerëzit. Lëvizjet financiare do të jenë disi të paqarta.

Demi
Kërkoni sa më parë ndihmën e familjarëve për vendimet që doni të merrni. Është shumë e rëndësishme që këto kohë të gëzoni mbështetjen e tyre.

Binjakët
Binjakët do të jenë sot të angazhuar me çështje të rëndësishme në punë. Financat do të mbeten të shpërqendruara dhe nuk do të përballojnë as shpenzimet më të nevojshme.

Gaforrja
Gaforret as që do ta kenë mendjen për të krijuar një lidhje të re sot. Financat do të mbeten te qëndrueshme dhe nuk do të keni aspak probleme për të kryer shpenzimet e nevojshme.

Luani
Sot duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe jo të hidhni hapa për të cilat do të pendoheni rëndë. Financat do të kenë lëkundje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Virgjëresha
Do të jeni shume të ndjeshëm gjatë kësaj dite ju te dashuruarit dhe çdo kritikë e partnerit do t’ju lëndojë pa masë. Flisni me të dhe tregojini për atë që ndieni.

Peshorja
Gjendjen emocionale në të cilën ndodheni dhe shqetësimet që ju kanë kapluar bëni mirë që t’i ndani me familjarët. Mos shpenzoni shumë sot.

Akrepi
Akrepët do të bëjnë mirë të mos iu besojnë të gjithë atyre që do t’i ngacmojnë sepse mund të lëndohen më pas. Bëni kujdes me çdo veprim edhe në punë.

Shigjetari
Në planin financiar do të jeni të vendosur dhe do të arrini ta stabilizoni situatën. E megjithatë nuk ju këshillohet të shpenzoni shumë. Gjendja mund të përkeqësohet.

Bricjapi
Do të keni shumë humor sot dhe do të dini të bëni për vete të gjithë ata që ju rrethojnë. Mos neglizhoni në fushën e ndjenjave.

Ujori
Në punë do të kërkoni mënyra të reja për t’u stimuluar. Në dashuri bëni mirë të analizoni mirë gjërat para se të përballeni me partnerin.

Peshqit
Nuk mund ta fshihni qëllimin tuaj të vërtet në punë. Në dashuri do të kërkoni falje nga partneri. Një këshillë: mos u ngutni.

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'