Kopliku: Kritikat të nevojshme, por Doshi flet me gjuhën e Berishës | Debat 24

Kopliku: Kritikat të nevojshme, por Doshi flet me gjuhën e Berishës

By Debat24
In Headline News
February 28, 2015
0 Comments
747 Views

Namik KoplikuDeputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Namik Kopliku, në një intervistë për Top Channel thotë se deklaratat e kolegut Tom Doshi, i shkojnë për shtat vetëm gjuhës politike të përdorur nga Sali Berisha. “Askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të socialistëve me gjuhën e Sali Berishës.Zoti Ristani në fjalimin e zakonshëm që mban në Kuvend, këtë radhë kishte gjetur të citonte, pjesë nga deklarata e Tom Doshit. Pra, kjo deklaratë u përshtatet shumë mirë Sali Berishës dhe kampit të tij”, tha Kopliku. Ai sugjeron se Tom Doshi duhet të kishte gjetur rrugë të tjera për të shprehur shqetësimet.
“Ka rrugë të tjera që interesat e tij personale ose shqetësimet e tij personale t’i bëjë të ditura në rrugë institucionale, jo me deklarata të tilla që sidoqoftë nuk lënë një shije të mirë, qoftë edhe nga ana etike. Të shash, Qeverinë tonë, Kryeministrin me atë gjuhë si rrufë në qiell të pastër, pa patur asnjë deklaratë përpara brenda grupit, qoftë edhe direkt me Kryeministrin, mendoj se është e padrejtë. Nuk është mirë që me gjuhë të tillë, fyese, denigruese për Qeverinë në tërësi, për Kryeministrin, janë komplet të pamerituara dhe për mendimin tim të papranueshme”, tha Kopliku. Sipas deputetit Kopliku shkodranët kanë pritshmëritë e tyre për më shumë investime në këtë qytet.
“Populli i Shkodrës, vërtet meriton dhe kërkon shumë më tepër nga Qeverisja jonë, por populli i Shkodrës ka aftësinë, ka zgjuarësinë që të kuptojë që diçka që është shkatërruar apo prishur në themel këto 20 vjet, nuk mund të rregullohet njëherazi për një vit e gjysmë qeverisje. Socialistët nuk janë asnjëherë dakort që problemet e tyre të shfaqen me atë gjuhë, e cila nuk është as e mirë nga ana etike, as e drejtë nga ana politike’, thotë Kopliku.
Por si do të përfundojë kjo përplasje e fortë mes Tom Doshit dhe Kryeministrit Rama? Zoti Kopliku jep këtë sygjerim: “Zoti Doshi duhet të kërkojë ndjesë para grupit parlamentar dhe grupi parlamentar duhet medoemos të pranojë ndjesën eventuale të zotit Doshi. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duhet të jetë tolerant nga momente të tilla nervozizmi, por edhe zoti Doshi duhet të reflektojë se me gjuhën e Sali Berishës nuk rregullohen punët e grupit tonë parlamentar”.
“Top Channel”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'