Kosovë, shkarkohet ministri Aleksandër Jablanoviç | Debat 24

Kosovë, shkarkohet ministri Aleksandër Jablanoviç

By Debat24
In Big Slider
February 3, 2015
0 Comments
823 Views

Jablanovic KosoveKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkarkoi nga detyra ministrin për kthim dhe komunitete Aleksandër Jablanovic, i cili nxiti reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar. Deklarata e tij çoi në protesta në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me  protestat e javës së kaluar që lanë pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Ndonëse, ministri serb kërkoi falje për deklaratën e tij, opozita dhe organizatat që mbështetën protestat thanë se ajo nuk mjafton.

Kryeministri Mustafa, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se nga sot ministri Aleksandër Jablanoviç, nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'