Kreu i OSHEE-së, Çela: Falen 54 mijë fatura të vendosura afrofe | Debat 24

Kreu i OSHEE-së, Çela: Falen 54 mijë fatura të vendosura afrofe

By Debat24
In Big Slider
February 7, 2015
0 Comments
944 Views

Ardian Cela1Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), Ardian Çela sqaroi te shtunen në një një deklaratë për mediat, vendimin e fundit të OSHEE-së që i jep fund padrejtësisë ndaj abonenteve në lidhje me mbifaturimet. “Bëhet fjalë për respektimin e një vendimi të ndërmarrë nga ERE në vitin 2010,por që nuk u zbatua kurrë, deri në ditët e sotme, ku OSHEE ka marrë zotimin të dëshmojë se kur bëhet fjalë të drejtat e konsumatorit, ne jemi gjithmonë në krah të tyre”, tha ai ne deklarate.

Sipas kreut te OSHEE,  janë afro 54 mijë raste faturash me emërtim “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”, të shtrira nga tetori i vitit 2008, deri në prill 2011, me vlerë rreth 4.1 miliardë lekë. Ky model faturimi është rrëzuar poshtë nga ERE në nëntor 2010, duke i kërkuar operatorit të shpërndarjes të marrë masat”. “Fatkeqësisht, ndonëse vendimi për të vënë drejtësi për të gjithë këta konsumatorë është marrë 5 vjet më parë, deri më sot nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për t’u dhënë abonentëve të drejtën që u takon me ligj. Sot, OSHEE po bën drejtësi. Po zbaton një vendim që i jep të drejtë konsumatorëve të cilët ndër vite kanë apeluar raste abuzive të faturimit të energjisë elektrike. Ky vendim i OSHEE nuk është falje detyrimi ndaj askujt. Absolutisht jo. Është vendosje e drejtësisë në vend” tha Çela duke vijuar se ” ne çlirojmë nga detyrime të pasakta ata konsumatorë që nuk i kanë paguar këto fatura abuzuese, por i kanë apeluar rastet abuzive të faturimit dhe që sot rezultojnë të kenë patur të drejtë. OSHEE do të vazhdojë të mbledhë me rreptësi detyrimet e të gjithë atyre që konsumojnë energji. Por, do të jemi të kujdesshëm për të qenë të drejtë me konsumatorët. Ashtu siç OSHEE kërkon të respektohet kontrata dhe detyrimi i abonentit për të paguar faturën, po ashtu angazhohemi të zbatojmë një për një të drejtën që i takon konsumatorit kur konstatohen raste të abuzimit me faturimet.”.

Ai   tha se , sot në mëngjes, u është shpërndarë zyrave të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë vendin urdhri për fshirjen nga sistemi i faturave abuzuese dhe pikat si do të zbatohet vendimi i fundit i OSHEE, kurse në faqen e internetit të kompanisë do të publikohet lista me kontratat që preken nga ky vendim”.

Duke perfunduar deklaraten, Çela shtoi se,” nuk lë pa harruar thirrjen ndaj konsumatorëve që të lidhin marrëveshje me OSHEE për të paguar me këste detyrimet dhe/ose të përfitojne ulje me 80% të kamatës deri më 28 shkurt. Pas kësaj date nuk do të ketë më asnjë tolerim. Është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të respektohen, në afate dhe pagesa, pasi në të kundërt automatikisht rikthehen në listën e debitorëve dhe do tu pritet energjia elektrike”.

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'