Krim në familje në Gjirokastër, gruaja vret burrin | Debat 24

Krim në familje në Gjirokastër, gruaja vret burrin

By Debat24
In Aktualitet
February 22, 2015
0 Comments
772 Views

Policia2Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjirokastrës. Një grua ka vrarë bashkëshortin e saj me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “18 shtatori”, ku Dituri Meni 62 vjeç ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj Flamur Meni 66 vjeç. Ky i fundit humbi jetën gjatë transportimit në spital. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit,   arrestuan menjëherë autoren e krimit, ndërsa ka nisur hetimet për zbarrdhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i krimit ka qenë një konflikt mes çiftit për motive të dobëta.
62-vjeçarja është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e policisë së Gjirokastrës, si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, deri në zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke zhvilluar edhe hetimet dhe ekspertizën përkatëse për të verifikuar nëse ka qenë 62-vjeçarja ajo që ka kryer krimin apo ndonjë person i tretë. Ndërkohë, nga Tirana është nisur edhe një grup ekspertësh, të cilët do të bëjnë ekzaminimin e trupit të viktimës.
Nga kqyrja që iu bë kufomës rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në zemër( 6 cm). Çifti Meni jetonte bashkë me djalin, i cili nuk ka qenë në banesë në momentin kur dy prindërit e tij dyshohet janë konfliktuar për shkaqe banale, që ka sjellë edhe përdorimin e thikës nga ana e 62-vjeçares.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'