Kuvend, Gent Sejko zgjidhet Guvernator i BSH me 105 vota pro
Gent Sejko vendoset në krye të Bankës së Shqipërisë. Kuvendi votoi mbrëmjen e sotme, pas dekretimit të emrit nga ana e Presidentit Bujar Nishani, Gent Sejkon si Guvernatorin e ri të bankës qendrore. Pas 6 muajsh vakancë të postit të Guvernatorit në BSH, pas largimit të Ardian Fullanit me zbulimin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve, Sejko do të drejtojë autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri. Guvernatori i ri u votua pro nga 105 deputetë, 3 votuan kundër dhe 4 të tjerë abstenuam për zgjedhjen e Sejkos në këtë post.
I propozuar më herët nga Presidenti Nishani për drejtuar autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri, ai u miratua edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, për t’i hapur rrugë miratimit të tij, duke eliminuar kështu edhe përplasjet mazhorancë-President për zgjedhjen e Guvernatorit të BSH-së. Posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisëka ngelur vakant prej 18 shtatorit, ditë kur Parlamenti ka shkarkuar Ardian Fullanin pas skandalint të vjedhjes së thesarit të BSH, nga ku u morën 718 milionë Lekë.
-
Të Ngjashme
Të Fundit
Pikante
Jeta
Mode & Stil
I-Debat24
Ide_alistet
Shendet
Recent News
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqipt...Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-K...Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot 7 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tira...Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në k...Te Nevojshme
rwO5vhTmNf2VfM2r