Kuvendi voton sot guvernatorin e ri të BSH, Genti Sejko
Kuvendi pritet të votojë sot emrin e Genti Sejkos si Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Pas një hezitimi paraprak, konsensusi i dhënë nga mazhoranca dhe opozita, pas seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, pritet të konfirmohet me votën e deputetëve në seancë plenare. Sejko do të zëvendësojë në këtë detyrë Ardian Fullanin, i arrestuar më 5 shtator pas një hetimi për vjedhje në Bankën e Shqipërisë.
Ligjvënësit do të votojnë dhe kalendarin 3-javor të punimeve të kuvendit, 6 shkurt – 26 shkurt 2015. Do të jetë fillimisht Konferenca e Kryetarëve që do të japë miratimin për këtë kalendar, ku pritet të përfshihet dhe kërkesa e demokratëve për të bashkëkryesuar komisionin e Reformës në Drejtësi.
0 0
Tagged :
-
Të Ngjashme
Të Fundit
Pikante
Jeta
Mode & Stil
I-Debat24
Ide_alistet
Shendet
Recent News
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqipt...Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-K...Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot 7 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tira...Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në k...Te Nevojshme
Leave a Reply