Lejoi ndërtimet pa leje, paditet kryebashkiaku socialist i Peshkopisë | Debat 24

Lejoi ndërtimet pa leje, paditet kryebashkiaku socialist i Peshkopisë

By Debat24
In Aktualitet
February 25, 2015
0 Comments
601 Views

Ilir KrosiInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzoi sot në Prokurori kreun e bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, dhe disa zyrtarë të tjerë, pasi kanë shpërdoruar detyrën. IKMT akuzoi kryebashkiakun, se ai së bashku me kryeinspektorin aktual të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Peshkopi, Gafur Gazidede, si dhe ish-kryeinspektorët e këtij inspektorati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi, kanë shkelur ligjin për ndërtimet në shtatë raste.

“Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit”, thuhet në njoftimin e IKMT-së. Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra.
Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të kryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit. “IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi”, thuhet në njoftim.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'