Meta prezanton guvernatorin e ri të BSH-së, Genti Sejko
Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, u prezantua sot nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Gent Sejko u zgjodh dje gjatë seancës parlamentare dhe u votua “pro” nga 105 deputetë, 3 votuan kundër dhe 4 të tjerë abstenuam për zgjedhjen e tij në këtë post. Gjatë fjalës së tij si guvernator i Bankës Qendrore, Sejko u shpreh i vetëdijshëm për gjendjen e ekonomisë shqiptare. Ai tha se ekonomia jonë nuk është goditur nga kriza, dhe në këtë mënyrë theksoi se sistemi bankar i mirëkapitalizuar, do ta shtyjë vendin drejt promovimit të ekonomisë në drejtim të funksionimit të BSH-së. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë do të jetë e përgjegjshme ndaj publikut dhe parlamentit, dhe se rolet e saj do të ushtrohen në përputhje me ligjin në të gjitha departamentet:
“Do të përballojmë çdo sfidë me sukses . Të punojmë së bashku që të përballojmë të gjitha sfidat që kemi, të jemi optimist për ringritjen ekonomike. Banka Qendrore do të bëhet një model që do të kontribuojë në integrimin evropian të Shqipërisë”, tha Sejko. Guvernatori i ri falënderoi gjithë politikën shqiptare, që me anë të konsensusit arriti të zgjedhë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Sejko u propozua më herët nga Presidenti Bujar Nishani për drejtuar autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri. Ai u miratua edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, për t’i hapur rrugë miratimit të tij, duke eliminuar kështu edhe përplasjet mazhorancë-President për zgjedhjen e Guvernatorit të BSH-së.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e uroi Sejkon dhe ekipin e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që shprehu gjithë mbështetjen e Kuvendit për mirëfunksionimin e bankës.
-
Të Ngjashme
Të Fundit
Pikante
Jeta
Mode & Stil
I-Debat24
Ide_alistet
Shendet
Recent News
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqipt...Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-K...Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot 7 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tira...Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në k...Te Nevojshme
Leave a Reply